Kush janë meshkujt më të famshëm të Hollivudit? Copëza jete nga më të mirët e roleve në film. Të famshëm dhe të pavdekshëm. Jane 8 aktorët më të shquar botërorë që kanë merituar këtë vlerësim. Për të bërë radhitjen janë zhvilluar sondazhe të publikut, rolet e aktorëve dhe më kryesor ka qenë mendimi i kritikëve. Sipas këtij koordinimi, janë zgjedhur 8 meshkuj, të cilët nëpërmjet roleve janë bërë të përjetshëm. Duke i zbuluar një nga një vipat e kinematografisë, shohim se çfarë është është shkruar në mënyrë të përmbledhur për ta.
1.Alfredo James Paçino ( Al Paçino) ka lindur më 25 prill 1940 në East Harlem (Nju-Jork). Ai rrjedh nga një familje e varfër dhe ka jetuar te fqinjët me gjyshen e tij. Teksa kalonte fëmijërinë e tij, Paçino e pa veten se kishte talent për aktrim dhe filloi të merrej me të në përgjithësi. Dhe pas një kohe të shkurter ai arriti qëllimin e tij që të bëhet aktor i Hollivudit. Filmat më të njohur të tij janë: “The Godfather – I, II, III”, ku në të tri pjesët ai fitoi Oskar, “Donie Brasko”, “Heat”, “Devils Advocate” etj.
2.Antonio Banderas. Aktori spanjoll ka studiuar në “Artet Dramatike” në vendin ku jetonte në Malaga të Spanjës. Ai e njihte veten si “kamerier” e pastaj më vonë si prezentues i modelit. Pas përfundimit të studimeve ai realizoi një film të quajtur “Labyrinth of Passion (1982)”. Pas një kohe ishte i ftuar që të luante rolin e homoseksualit, ku aktroi në vitin 1988. Duke luajtur edhe shumë filma të tjerë, nga viti në vit ai u afirmua dhe njëkohësisht iu shtuan shanset. Filmi më i njohur i tij është “Desperado”, në të cilin mundohet që të zhdukë mafiozët spanjollë, dhe më në fund ekzekuton edhe të vëllain, i cili ishte kreu i mafiozëve.
3.Robert De Niro ka lindur më 17 gusht 1943, në Nju-Jork. Paraqitjet e para të De Niro’s në televiozion ishin në vitin 1968 në filmat “Greetings” (1968), “The Wedding Party” 1969, “Hi, Mom” 1970. Më pas ai iu drejtua filmave të dhunshëm me tematikë drogën, armët, vrasjet, etj. Në filmin “The Godfather II” (1974) De Niro’s u dha shansi më i mirë për aktrim, në të cilin u shpërblye me çmim Oskar. Pas këtij filmi ai nisi të fitojë simpatinë jo vetëm të vendit të tij, por të mbarë botës. Temën e filmave vazhdon ta ruajë edhe sot.
4.Tom Cruise. Rrjedh nga një familje shumë e varfër amerikane, të cilët kanë shkuar të jetojnë nga një vend në tjetrin, vetëm që babai i tij të gjente punë. Jeta e Tomit ishte gjithnjë e komplikuar prej një sëmundjeje, por fati i tij ishte intelingjenca dhe dinte si ta ndërtonte jetën e tij fizike. Ishte i lidhur shumë me sporte të ndryshme, dhe u shërua shpejt. Kështu filloi shkollimin në jetë të vështirë, dhe më në fund u bë aktor i Hollivudit, në të cilin pati shumë sukses. Filmat më të njohur të tij janë “Top Gun”, “Mission imposible”, “Eyes Ëide Shut”, etj.
5. Arnold Alois Schwarzenegger: Lindi më 30 korrik të vitit 1947, Thal, Austri. Arnoldi është aktori më i “zhvilluar” që Hollivudi ka patur ndonjëherë! Ai filloi karrierën e tij në Graz, Austri vetëm me një qëllim, i cili quhej “Zotëri Universitet”. Në vitin 1965 Arnoldi inkuadrohet në Ushtrinë e Austrisë, por që ta kryejë në Shtutgard të Gjermanisë. Problemi ishte që ai shkoi diku tjetër dhe pasi u kthye, u burgos në Austri. Kur doli nga burgu, shkoi në Hollivud dhe filloi të punonte si gjeodez, por u lodh nga ajo punë dhe filloi të shkonte në shkollë që të mësonte gjuhën angleze. Me përfundimin e kësaj shkolle ai filloi të merrej me aktrim. Dhe më në fund e arriti qëllimin e tij duke luajtur në shuëm filma të sukseshëm.
6.Bruce Willis: Ka lindur në vitin 1955 në Gjermaninë Perëndimore, por është rritur në Nju-Xhersi. Para se të bëhej aktor, Bruce ishte këngëtar dhe kishte bërë dy albume. Bruce bëhet i famshëm duke aktruar në serialet televizive të quajtura “Moonlight”. Ai u paraqit edhe në shumë seriale të tjera: “Hart to Harte, Miami Vicee, The Tëilight Zonee, Dollye, The Return of Brunoe, etj. Më vonë, në vitin 1987 ai u martua me aktoren Demi Moore me të cilën është ndarë dhe që prej ndarjes ende nuk është martuar sërish.
7.Jim Carrey: Ka lindur më 17 Janar 1962 në Neumarket, Ontario, Kanada. Në moshën 15-vjeçare fillon të luajë komedinë më të dashur të Torontos. Vazhdoi të luajë komedi deri në moshën 19-vjeçare, kur edhe shpërngulet në Los Angeles të SHBA. Pas një kohe ai fillon të luajë komedi, si në Toronto dhe bëhet shumë i popullarizuar. Filmi i parë i tij njihet me emrin “Introducing…Janet”. Aktualisht jeton në Brentuood, Kaliforni. Deri tani është martuar dy herë, por që të dy martesat dështuan. Gruaja e parë e tij ishte Melissa Uormer dhe ka një vajzë me të, ndërsa gruaja e dytë ishte aktore e filmit “Dumb And Dumber”, që quhej Lauren Holly.
8.Mel Gibson: Piksvill i Nju-Jorkut, është vendlindja e aktorit Mel Gibson. Ai kishte një familje shumëanëtarëshe dhe në moshën 12-vjeçare ndërroi vendbanimin, duke shkruar pranë Nju-Jorkut për të jetuar. Ndërkaq, njëra nga motrat e tij filloi të vërejë se Mel kishte një talent të jashtëzakonshëm për aktrim. Pas saj, motra më e madhe i dërgoi të dhënat e Melit në “College”, ku ai u pranua. Kështu Mel vazhdoi shkollën e lartë për dramë. Motra ishte fati i jetës së tij…