Këta janë librat që na sugjeron Bill Gates këtë verë. Ju zgjidhni nëse do t’i lexoni apo jo!

Bill Gates vijon një nga traditat e tij të preferuara, duke i rekomanduar publikut 5 librat e tij të preferuar për t’i lexuar gjatë verës.

Duke zbuluar zgjedhjet e tij për verën 2021, bashkëthemeluesi dhe filantropi i Microsoft nuk ceku asgjë rreth polemikave personale që vërtiten rreth tij këto kohë.

Megjithëse ishte e vështirë të mos hiqje disa paralele me temën që Gates kishte zgjedhur: “Çfarë ndodh kur njerëzit bien në konflikt me botën përreth tyre”!

Gates shkroi se këtë vit ai ka lexuar më shumë rreth konflikteve midis njerëzimit dhe natyrës.

“Ndoshta për shkak se jeta e të gjithëve ne është përmbysur nga një virus”,  shkroi Gates në postim. “Apo ndoshta për shkak se kam kaluar kaq shumë kohë këtë vit duke folur për çfarë na duhet të bëjmë për të shmangur një katastrofë klimatike“.

Vetë Gates botoi një libër të ri këtë vit me titullin “Si të shmangim një katastrofë klimatike”, nëpërmjet të cilit eksploron disa zgjidhje për rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike.

Gates ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit pas lajmit mbi divorcin nga gruaja e tij Melinda French Gates, pasuar nga lajme për sjellje të pahijshme ndaj punonjëseve femra si dhe zërave për  nje raport romantik me një punonjëse të Microsoft .

 

Gjithsesi rekomandimet  verës për këtë verë sipas Bill Gates janë:

1.Lights Out: Pride, Delusion and the Fall of General Electric nga Thomas Gryta dhe Ted Mann

Gjatë rekomandimit të këtij libri Gates thekson se shpesh e ka pyetur veten si ka mundësi që një kompani si GE të mund të dështonte dhe ky libër shkon në thellësi të këtyre arsyeve.

“Autorët japin një vështrim të qartë mbi gabimet e bëra nga udhëheqja e GE-së,” tha Gates. “Ndaj nëse jeni në ndonjë rol drejtues, qoftë në një kompani, OJF ose diku tjetër mund të mësoni shumë prej këtij libri”.

2. Under a Ëhite Sky: The Nature of the Futurenga Elizabeth Colbert

”Poshtë një qielli të bardhë” është libri i dytë  në listë që adreson më qartë temën që vijon lista e leximeve të Gates. Autorja Colbert ka në qendër të subjektit të saj ndërhyrjen e njeriut në gjenet njerëzore.

3.A Promised Land nga Barack Obama

“Obama është jashtëzakonisht i sinqertë në lidhje me përvojën e tij në Shtëpinë e Bardhë duke mos anashkaluar as faktin sesa izolues është të jesh i fundit që duhet të marrësh një vendim”, shkruan Bill Gates duke shtuar se libri është një vështrim magjepsës sesi është të drejtohesh vendin në  kohë sfiduese, shkruan pasqyre.al

4.Overstory nga Richard Poëers

Romani ndjek jetët e nëntë njerëzve, secili duke ekzaminuar lidhjen e tij me pemët. Disa nga personazhet janë të lidhur, por të tjerët qëndrojnë vetë.

Gates e quajti atë “një nga romanet më të pazakontë që kam lexuar në vite”.

5. An Elegant Defense: The Extraordinary Neë Science of the Immune System: A Tale in Four Lives, nga Matt Richtel

Libri është shkruar para pandemisë prej COVID-19, por ai shqyrton sistemin imunitar të njeriut dhe mund të shërbejë si një lente interesante për të shqyrtuar pandeminë. Libri ndjek katër pacientë të detyruar të menaxhojnë sistemin e tyre imunitar./ gazetapasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *