Juval Aviv, sot i punësuar nga kongresi amerikan, ka qënë agjent israelit që ka punuar per Mossad (Shërbimin inteligjent izraelit). Ai është portretizuar në filmin “Munih”, të regjisorit të famshëm Steven Spielberg.
Juval Aviv pati parashikuar sulmin terrorist në Metronë e Londrës në një emisionin televiziv të Bill O’Reilly, në Fox Neës, duke deklaruar publikisht që ajo do të ndodhte brenda javës.. Atë kohë gazetari O’ Reilly qeshi dhe u tall me të duke thënë se për një javë ai do të dëshironte ta kishte përsëri në studio.Brenda javës sulmi terrorist në Metronë e Londrës ndodhi.
Juval Aviv i dha informacion administratës së Bushit (informacion që kishte mbledhur në Izrael dhe në Lindjen e mesme) për 11 shtatorin një muaj para se të ndodhte sulmi terrorist. Raporti i tij thoshte në mënyrë të specifikuar se do të përdoreshin avionet si bomba dhe si objektiva të goditjes do të ishin godinat e larta dhe monumentet. Paralajmërimet e tij nuk u morën seriozisht. Një muaj më pas ndodhi tragjedia.
Kongresi amerikan e mori në punë si këshilltar për sigurimin.
Në një leksion në New York City, para disa vitesh, ai dha informacion që çdo amerikan ka nevojë ta dijë. Disa nga mendimet e Juval Aviv për aeroportet amerikane sot, ishin:
Aviv beson se siguria që kanë aeroportet amerikane është më shumë ” reactionary” se “proactive”. Dmth që reagimi vjen pasi ndodh e keqja, se sa të merren masa paraprake që ajo të mos ndodhë.
“Teknologjia në aeroportet tona është jashtë kohe.Ne kontrollojmë për metale, ndërsa explozivet tani janë bërë nga lëndë plastike”
Aviv tha se si një idiot u përpoq të ndiste këpucën në avion dhe për atë arsye tani gjithëkush duhet të heqë këpucët në aeroporte.
Disa u përpoqën të sjellin eksplozive të lëngshëm në avione. Dhe për këtë shkak tani ndalohet sjellja e lëngjeve, e ujit të pijshëm në avion.Pra, cdo strategji e jona është ndërtuar si reaksion i asaj që ka ndodhur.
“ Ne, tha ai- marrim masat e sigurisë vetem kur pasagjerët kanë hyrë në terminal dhe shkojnë të zënë vend tek “Gates” duke pritur për të hyrë në avion.
Aviv mendon se nëse nje sulm terrorist në të ardhmen do të ketë si objektiv aeroportet, kjo do të ndodhë në ‘busy times’ pikërisht aty ku bëhet kontrolli i bagazheve ( njerëzit janë duke bërë ‘check in’)
Do të qe lehtë për dikë që të lerë dy valixhet me eksploziv, nën kujdesin e dikuj ‘ndërkohë qe ai të shkojë deri në banjë’ dhe pastaj t’i hedhë në erë ato para se të thirret policia e aeroportit.
“Në Israel,- tha ai,- kontrolli i bagazheve bëhet para se pasagjerët të hyjne brenda në aeroport”.
Avivi parashikon se sulmi tjetër terrorist në Amerikë është duke ardhur dhe do të përfshijë ‘suicide bombers ‘ në qendra grumbullimi (i.e., Disney land, Las Vega), qytete të mëdha (New York, San Francisco, Chicago, etc.) si edhe “ shopping malls’, metrotë në orët e shkuarjes në punë apo kthimit.
Sulmi do të ketë shperthime bombash në disa vende njëherësh ; terroristëve u pëlqejnë impaktet e mëdha duke përfshirë 5-6 qytete njëherësh.
Avivi thotë se të gjitha këto më sipër janë të njohura në qarqet e shërbimit inteligjent amerikan, por qeveria amerikane nuk do t’i alarmojë qytetarët e vet. Bota shumë shpejt do të ndryshojë dhe problemet e ngrohjes globale apo korrektesës politike, do të duken pa lidhje fare .
Avivi thotë se, amerikanët nuk duhet të shqetësohen nga ndonjë sulm nuklear.Terroristët që duan të shkatërrojnë Amerikën, nuk do të përdorin armë të sofistikuara. Sulmet nëpërmjet terroristëve që janë të gatshëm për të kthyer veten e tyre në bomba, janë të thjeshta, nuk kushtojnë dhe janë efektive. Dhe ata kanë me shumicë të rinj militantë në dispozicion të cilët janë gati “to meet their destiny’.
Ai gjithashtu thotë që niveli tjetër i terroristëve nuk do të vijë nga jashtë Amerikës, por nga brenda vendit. Ata kanë vazhduar shkollat këtu në USA. Ai mënvizoi që ‘duhet patur kujdes nga ata studentë që shkojnë e vijnë shpesh në Lindjen e mesme’. Këta terroristë të rinj janë më të rrezikshëm se të parët,sepse ata njohin gjuhën dhe zakonet amerikane. Avivi thotë që qytetarët amerikanë nuk e dijnë dhe nuk janë të përgatitur për kërcënimet terroriste që do të përballojmë në mënyrë të paevitueshme. Amerika ende ka vetëm një grusht njerëzish që flet arabisht në qarqet e shërbimit inteligjent .Është e rëndësishme që ne ta ndryshojmë këtë fakt, sa më shpejt
Aviv thotë që Amerika duhet të pushojë së mbështeturi në teknologjinë e satelitëve. “Ne duhet të ndjekim shëmbullin e Izraelit, Irlandës dhe Anglisë,duhet të besojmë në inteligjencën njerëzore’ dhe të besojmë tek njerëzit ‘që kanë njohuri, që janë të ndërgjeshëm, vigjilentë. Ne duhet ta angazhojmë dhe trajnojmë veten tonë si qytetarë amerikane.Qeveria jonë vazhdon të na trajtojë ne, qytetarët e saj, si ”foshnja”. Qeveria jonë mendon se ne nuk mund ta përballojmë të vërtetën .Ajo mendon se ne do të tmerrohemi me të mësuar për realitetin terrorist.
Avivi kohët e fundit bëri një provë sigurie duke vendosur nga një valixhe bosh në pesë nga vendet që frekuentohen më shumë gjatë udhetimeve, në pesë qytetet më të mëdha të SHBA.Rezultati: Asnjë person nuk thirri 911 apo njoftoi ndonjë polic. Në fakt në Çikago, një person u përpoq që ta vidhte valixhen.
Ndryshe ndodh në Izrael. Qytetarët e Israelit janë kaq mirë të trajnuar,saqë një valixhe apo çantë e ‘braktisur” raportohet brenda pak sekondave nga qytetaret që thërrasin me zë të lartë në publik” “Një çantë pa shoqërues! Një çantë pa shoqërues! Dhe ambjenti aty rrotull boshatiset menjëherë.
Për fat të keq, duket Amerika nuk është ”vrarë ende keq‘nga terroristët sepse qeveria nuk e kupton sa duhet nevojën e trajnimit të qytetareve të saj. Janë qytetarët ata që në mënyrë të paevitueshme përbëjnë radhën e parë të mbrojtjes kundër terrorizmit.
(Përkthyer me shkurtime nga Albana Lifschin)