Kërcënon me jetë Rudina Magjistarin, hetim ndaj 37 vjeçares nga Durrësi

Një 37-vjeçare nga Durrësi po hetohet në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar me jetë prezantuesen e njohur Rudina Magjistari.

37 vjeçarja Viola Sala i ka dërguar mesazhe kërcënuese në Facebook Magjistarit nga muaji tetor.

Materialet e depozitura nga Magjistari i kanë kaluar prokurorisë e cila ka marrë në shqyrtim çështjen dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 37-vjeçare nga Durrësi, pasi kërcënonte në rrjetet sociale një gazetare.

Sipas burimeve, kanë nisur hetimet për Viola Salën, pasi që nga muaji tetor 2015 dhe deri në ditët e sotme i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese në Facebook moderatores televizive me iniciale R.M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *