Rabindranath Tagore
Këpute këtë lule të vogël
Merre ti. Më mos prit!
Mos vyshket e bie në pluhur.
Trembem për të, kam frikë
S’e di nëse do të mund të gjej
Vend në kurorën tënde me lule,
por ta nderoj me ledhatimin
e dorës tënde – dhe ta këpus.
Druaj mos mbaron dita
para zgjimit tim
dhe kalon ora e ofertës.
Edhe nëse ngjyra është e zbehtë
Dhe i mekur është parfum i saj
përkujdesu për atë lule
ende ka kohë – këpute pastaj
Përktheu: Faslli Haliti