Shqiponja Rexhep Çeliku prej kësaj dite nuk do ta ketë më folenë në tokë.
Por siç thotë miku i tij, këngëtari dhe veterani i UÇK-së, Ilir Shaqiri “Krahët e tij nuk i nxë varri, ata krahë i ka marrë qielli”.
Shaqiri nuk ka përmbajtur dot lotët, ndërsa e ka cilësuar vallëtarin “të çeliktë”, ashtu siç kishte dhe mbiemrin.
“Ai ka pasë një energji ashtu siç e ka pasë edhe mbiemrin, të çeliktë. Krahët e tij nuk i nxë varri, ata krahë i ka marrë qielli herët”, tha Shaqiri