Këngëtari i njohur shqiptar akuzon bashkëshorten për dhunë fizike

Çifti i këngëtarëve shqiptarë që prej kohësh kanë qënë në një proçes divorci janë drejtuar në Gjykatë për t’i dhënë fund martesës së tyre.

Bëhet fjalë për kantautorin dhe këngëtarin e njohur Sajmir Çili dhe Suela Kalaja. Suplementi “Vip Pages” ka zbuluar ditën e sotme se Çili akuzon bashkëshorten se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Pas një telefonate, forcat e policisë e kanë gjetur çiftin në mes të një konflikti. Suela në gjaknxehtësi ka goditur Sajmirin me shuplakë në prani të forcave të policisë. Ajo po përballet me akuzën dhunë në familje të ngritur nga prokuroria. Të dy janë prindër të një vajze të mitur, Isea. Suela Kalaja ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për vete dhe vajzën. Çështja e tyre ka kaluar në Gjykatën e Tiranës, ku Çili ka njoftuar se do të jetojë në studion e tij derisa divorci të përfundojë./who

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *