Kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mire

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

Veliaj e ka quajtur humbjen e artistit që vuajti gjatë edhe nga regjimi diktatorial, një humbje për artin dhe muzikën shqiptare.

 

“Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë. Ai ishte një simbol i rezistencës kundër regjimit diktatorial dhe një shpirt i lirë. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shprehet në mesazhin e tij kryebashkiaku Veliaj.

Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *