Artisti Klevis Bega, i cili njihet me emrin e skenës Kastro Zizo, ka ndarë me miqtë e fansat një lajm të mirë nga karriera e tij. Ai thotë se tani është pjesë e labelit muzikor 360 M Records, me seli në New York.
“Me krenari mund t’iu them që nga sot jam pjesë e labelit 360 M RECORDS me seli në New York. Këngët e mia tashmë do të kenë shpërndarje botërore. Mbi 10.000 Dj, radio, tv dhe programe mediatike do të keëe dhe informohen mbi materialet e mia. Kontrata është me baza ligjore dhe përmbush çdo kërkesë reale timen“, shkruan Kastro, i cili theksonnse më në fund është pjesë e diçkaje që e përmbush artistikisht.
“Flm dhe u degjofshim për lajme të mira“, e mbyll artisti, i cili vetëm pak ditë më parë humbi nënën e tij.