Ligjëratat akademike mbi mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017, kanë si synim paraqitjen e veprave në konkurrim në kategoritë përkatëse të çmimeve shkencore. Ato do të mbahen prej autorëve gjatë muajit shkurt 2018, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ligjëratat do të zhvillohen në formën e forumeve të hapura, me pjesëmarrje të gjerë nga bashkësia akademike, kërkues shkencorë, studiues të dijeve të ndryshme, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të medias etj. Në rast të mungesës së autorit në prezantim, ligjërata do të mbahet prej studiuesve, të cilëve u është deleguar e drejta e përfaqësimit nga ana e autorit.
(Ligjëratat parashikohen të zgjatin 40-60 minuta. Pyetje dhe diskutime: 15-30 minuta).
I.Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:
1.Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984, fq. (2017)
Referojnë: Prof.dr. Anila Omari, Prof.dr.Valter Memishaj
Salla Akademikët, e premte, dt. 9 shkurt, ora 10.30 Kolec Topalli
2. Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes, 578 fq. (2017)
Referon: Prof. Enver Bytyçi
Salla Aleks Buda, e premte, dt. 23 shkurt, ora 11.00 Enver Bytyçi
II. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike:
1. Hortikultura: vështrim enciklopedik, 846, fq. (2017)
Referon: Akad. Nazim Gruda
Salla Aleks Buda,, e premte 16 shkurt, ora 10.00 Nazim Gruda & Andrea Shundi
2.Mjekësia ligjore, 2017, 824 fq.
Referon: Prof. Bardhyl Çipi
Salla Aleks Buda, e mërkurë 21 shkurt, ora 11.00 Bardhyl Çipi
III. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:
1.Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës, vëll. I, II , 2016, fq.1600
Referon: Prof. Aleksandër Novik (dhe një bashkëpunëtor i tij)
Salla Aleks Buda, e mërkurë, dt. 28 shkurt, ora 11.00 A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh
2.Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017, 312 fq.
Referon: Danja Hobdari.
Salla Akademikët, e mërkurë, dt.12 shkurt, ora 11.00 Danja Hobdari
Kalendar i Ligjëratave Akademike mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017
http://akad.gov.al/ash/2016-10-06-11-54-37/cmime-2017/12-te-reja/339-shpallen-nominimet-e-cmimeve-shkencore-kombetare-per-vitin-2017