Në Paris do të mbahet një takim letrar më 24 janar në nderim të figurës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku do të disktohet dhe për librin e tij “Mëngjeset në kafe Rostand”.
Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit parizien dhe me një numër të limituar të audiencës. Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez.
Kadare ka fituar çmimin Man Booker në vitin 2005, Çmimin Princi i Asturias në vitin 2009 dhe Çmimin Jerusalem në vitin 2015-të. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.