Julia Roberts, “Pretty Woman” e Hollivudit

Julia Roberts3Gruaja, buzëqeshja e së cilës kushton miliona dollar, ka lindur më 28 tetor 1967 nga prindërit e saj Walter dhe Betty. Babai i saj, Walter ishte shitës, aktor, dhe shkrimtar kurse nëna e saj, Betty, ishte një asistente në kishë dhe aktore. Meqë ishte e rrethuar nga njerëz të teatrit, ajo mori pjesë në “Actors and Writers Workshop” në Atlanta, që zhvilloheshin në shtëpinë e tyre. Julia ka një vëlla më të madh, Eric dhe një motër që quhet Lisa. Të dy Julia dhe vëllai i saj Eric Roberts ishin të interesuar për t’u përfshirë në botën e aktrimit. Ishte vëllai i saj, Eric, i cili e udhëhoqi Julian në rrugën drejt filmit në vitin 1978, kur Julia ishte njëmbëdhjetë vjeçe.
Prindërit e saj u divorcuan për shkak të vështirësive financiare, ndërsa nëna e saj u rimartua me Michael Motes. Nëna e saj Betty-Lou qëndroi në Smyrna me dy vajzat e saj, ndërsa Walter u zhvendos në Atlanta dhe mori Eric, vëllain e Julias me vete. Babai i saj vdiq nga kanceri kur ishte 47 vjeç ndërsa Julia ishte nëntë vjeçe.
Rinia e Julia Roberts
Në Smyrna, Julia do të shkojë në shkollat “Fitzhugh Lee Elementary School”, “Griffin Middle School” dhe “Campbell High School”. Roberts i donte shumë kafshët në përgjithësi, pasi shpesh kthehej në shtëpi me krijesat e humbura ose të plagosura për t’u kujdesur për to. Në rininë e hershme Julia donte të ishte një veterinere.
Ndërsa në shkollë, ajo do të ngacmohej për gojën e saj të madhe dhe syzet. Pasi u diplomua në vitin 1985, Julia u bashkua me Lisën dhe vëllain Eric në Nju Jork për të shkuar në një shkollë teatri. Paralelisht me shkollën, ajo punonte në “Baskin Robbins” dhe në dyqanin e dizjnueses Ann Taylor. Edhe pse Julia bëri çmos t’i gjente vetes shpejt një agjent, ajo nuk mundi të gjejë punë menjëherë. Asnjë punë si aktore nuk po dukej për të. Ajo provoni të bënte reklama të vogla siç ishte “All my Children” dhe kështu u krijua Julia Roberts. Përfundimisht, ajo nënshkroi një kontratë me agjencinë e modelimit “Click”, por e urrente atë punë. Pas persekutimit në shkollë për pamjen e saj, ajo ende e konsideronte veten të shëmtuar dhe të pasukseshme.

Filmat e parë
Julia Roberts, luajti në filmin e saj të parë “Blood Red”, me vëllain e saj Eric. Roberts-at u shfaqën si kopje për të bërë filma televiziv dhe një fikshën me buxhet të ulët, të quajtur “Firehouse”. Roberts mori rolin e saj të parë, të vërtetë në “Satisfaction”, edhe pse kjo nuk ishte për një yll filmi. Por, kjo e çoi Julia Roberts në një rol të madh mbështetës në “Pizza Mistik”. Në vitin 1990, Julia luajti në jetën pas vdekjes filmin “Flatliners” me Kiefer Sutherland dhe Kevin Bacon. Sutherland, tërhoqi vëmendjen e Julias dhe u bë i pari në listën e profileve të shumtë romantikë të saj.

Pretty Woman, filmi që i dha famën

Julia u shndërrua në yllin e ri të Hollivudit dhe kinemasë në filmin e saj krah Richard Gere, në “Pretty Woman”, një komedi romantike, e cila korri një sukses të paimagjinueshëm në të gjithë botën. Filmi ishte një hit ndërkombëtar dhe filmat e tjerë që Roberts, bëri pas “Pretty Woman” nuk mundën të konkurrojnë me suksesin që Julia pati në atë film.

Fituese e Oskar
Viti 2000 i jep një sukses të madh Julia Roberts. Një vit ku ajo ishte fituesja e çmimit Oskar, për performancën e saj në “Erin Brockovich”, një film i Steven Soderbergh. Filmi, bazuar në historinë e vërtetë të Erin Brockovich, një nënë e vetme që, kundër të gjitha shanseve, fitoi një betejë të ndezur kundër shkelësve të korporatave mjedisore, rol që i siguroi Roberts, një pagë 20-milion-dollarëshe. Veç filamve dhe roleve të saj të spikatura, Julia njihet edhe si një ndër aktoret që ka bërë udhëtime në Haiti, India dhe vende të tjera që mbështesin paqen dhe për të ndihmuar të tjerët në nevojë.
Ajo ka qenë e përzgjedhura ndër “50 Njerëzit më të bukur në Botë”, nga revista “People”, një rekord që e ka vendosur për 8 herë.

Jeta martesore

Në vitin 1991, Roberts u angazhua në një marrëdhënie me aktorin Kiefer Sutherland, por i dha fund lidhjes vetëm disa ditë para dasmës. Julia, vrapoi jashtë për në Evropë me Jason Patric, dhe të dy ishin në fund një çifti pasi ajo i dha fund me Kiefer. Në vitin 1991, Roberts u martua me këngëtarin Lyle Lovett, por martesa e tyre nuk zgjati. Vetëm 2 vjet më pas Julia dhe Lyle u divorcuan, për shkak të kërkesave të karrierave të tyre përkatëse, por ata ende mbeten miq. Julia gjithashtu, ka pasur takime edhe me aktorët e “Friends”, me aktorin Matthew Perry dhe Daniel Day-Lewis. Për një kohë ajo jetonte me aktorin Liam Neeson.
Julia Roberts u takua me Danny Moder, kameraman në filmin e saj të “The Mexicane” në vitin 2000. Ai ishte i martuar me Vera Steimberg Moder, por ata u divorcuan përfundimisht. Julia dhe Danny u martuan më 4 korrik 2002, në Taos, New Mexico. Ata u bënë prindërit e binjakëve me emrat kaq të çuditshëm, Hazel Patricia Moder dhe Phinnaeus Moder Walter, më 28 nëntor, 2004.( Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *