Johnny Depp luan me kukulla…ja si e kalojnë kohën e lirë VIPA-t

Aktorët e njohur, muzikantët dhe sportistët shpesh pohojnë se janë shumë të zënë, por disa prej tyre pëlqejnë ta kalojnë kohën e lirë jo vetëm për pushim, por edhe për t’u marrë me aktivitete të ndryshme. Mënyra sesi ata e kalojnë kohën e lirë shpesh duket joreale duke qenë se gjithmonë njerëzit mendojnë se yjet gjenden përherë në vended he resorse luksove. Po ja cilat janë disa nga hobet e tyre, që për shumë njerëz mund të duken edhe disa të çuiditshme. Disa prej tyre , si aktorja Demi Moore dhe këngëtarja Britney Spears mbledhin kukulla nga porcelani, ndërsa disa tjerë kanë koleksione të pazakonta.

Tom Cruise

Tom Cruise, i cili është bërë i famshëm me filmat aksion, ushtrohet vazhdimisht me shpata. Ai me këtë hobi i ka “infektuar” edhe miqtë e tij, David Beckham-in dhe Ëill Smith-in, ndërsa e ka edhe dhomën e veçantë të dedikuar për këtë sport.

Angelina Jolie

Angelina Jolie pëlqen gjëra të rrezikshme, kështu që mbledh thika. “Thikat e para m’i ka blerë nëna kur i kam pasur 11 apo 12 vjet”, tha Jolie. Ajo dëshiron që dashurinë e saj ndaj thikave ta transferojë tek djali i saj Maddox, i cili sapo i ka mbushur 10 vjet.

Kiefer Sutherland

Kiefer Sutherland, ylli i serisë “24”, e adhuron muzikën dhe e posedon studion muzikore në të cilin i mban koleksion prej 28 kitarave të markës “Gibson”. Aktori po ashtu i ndihmon rokerëve të rinj që të arrijnë kontrata me shtëpitë e produksioneve.

Johnny Depp

Johnny Depp në kohë të lirë pëlqen të luajë me kukulla. “Po, unë pëlqejnë të luajë me barbika. Kjo është gjë interesante të cilën mund ta bëni me fëmijët. Një herë i kam “dhënë” role të ndryshme kukullave dhe e ndërroja zërin, por kjo vajzës sime nuk i pëlqeu. Më është lutur që të ndalem dhe të flasë me zë normal”, tha aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *