Në Microsoft Theater të Los Angeles u zhvillua mbrëmjen e djeshme People’s Choice Awards 2017, ngjarja amerikane që vlerëson , përmes publikut , personazhet më të mirë të sezonit televiziv, kinematografisë dhe muzikës.
Nga Justin Timberlake tek Britney Spears në fushën e muzikës , nga Johnny Depp, Ryan Reynolds tek Jennifer Lawrence për atë të kinemasë dhe më pas “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory” për seritë televizive dhe tek “Në kërkim të Dorit” për filmat ishin disa prej fituesve të mbrëmjes.
I transmetuar drejtpërdrejt në CBS spektakli u prezantua nga Joel McHale. Ellen DeGeneres ishte fituesja e madhe e mbrëmjes, duke u bërë personi që ka rrëmbyer më shumë çmime në historinë e “People’s Choice”.
Ajo u vlerësua si drejtuesja më e pëlqyer e një programi ditor, si zëri më i mirë në një film të animuar, si dhe për bashkëpunimin më të pëlqyer komik, me një total prej 20 çmimesh që nga viti 1995.
Kevin Hart, Dwayne Johnson, Blake Lively, Tom Hanks, Priyanka Chopra, Jennifer Lopez,Matt LeBlanc, Sarah Jessica Parker, Sofia Vergara, Johnny Depp, Ryan Reynolds, Jennifer Lawrence, ishin mes triumfueseve në kategorinë e aktrimit.
I emocionuar Johnny Depp, me një fjalim prekës falenderoi publikun dhe fansat. “The Big Bang Theory” rrëmbeu trofeun si komedia më e preferuar televizive.
Këngëtari Justin Timberlake mori çmimin e artistit të preferuar mashkull, si dhe për këngën më të pëlqyer “Can’t Stop the Feeling”. Grupi muzikor Fifth Harmonu u shpall fitues i kategorisë grupi i preferuar./Tgcom24/ATA