Jetoje librin si një dashuri që s’vdes kurrë!

Libri duhet jetuar si një dashuri që nuk mbaron kurrë. Ky është sugjerimi i Ministres së Kulturës, e cila ka postuar këtë foto në rrjetet e saj sociale si fotot të ditës.

Foto është bërë nga liqeni, aty ku sot u hapën mini-bibliotekat e para ku çdokush mund të marr dhe të dhurojë një libër.

“Little free library-t”e para u krijuan bashkë me këndin e leximit në një hapësirë tërësisht ekologjike nga U.S Embassy Youth Coucil. Grupi i të rinjve të ambasadës preferoi të mos marrë pjesë në konkurs, por vetëm dha një shembull sesi këto mini-biblioteka mund të funksionojnë, ashtu siç ndodh gjerësisht edhe në SHBA ku janë të regjistruara 44.000 të tilla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *