“Nëse do të dini ato që di unë për fuqinë e të dhënit, nuk do të linit një vakt të vetëm pa e ndarë me ata që kanë nevojë”.
“E shkuara duhet të bëjë më të mirë, jo më të hidhur”.
“Jeta jonë është krijesë e mendjes sonë”.
“Lumturia nuk i vjen asnjëherë atyre që nuk e vlerësojnë atë që kanë tashmë”.
“Ka tri zgjidhje për çdo problem: pranoji, ndryshoji ose largohu. Nëse nuk mund t’i pranosh, ndryshoji. Nëse nuk mund t’i ndryshosh, largohu”.
“Të mendosh shumë është shkaku kryesor i mërzitjes”.
“Është e thjeshtë të shohësh fajet e të tjerëve, por e vështirë të kuptosh fajet e tua”.
“Çdo gjë ndodh për një arsye. Mos e vendos në diskutim, besoje”.
“Nuk ka shumë rëndësi e shkuara, në çdo moment mund të nisësh sërish”.
“Mendja është gjithçka. Çfarë mendon, bëhesh”.
“Rruga nuk është në qiell, rruga është në zemër”.
“Mos u lidh asnjëherë shumë me diçka. Sjell vuajtje”.
“Ti jeton vetëm një herë. Ky është pohim i gabuar. Ti jeton çdo ditë. Ti vdes vetëm një herë”.
“Mrekullitë fillojnë të ndodhin kur i jep po aq energji ëndrrave, sa u jep frikërave”.
“Problemi është se ti mendon se ke kohë”.
“Mos jeto në të shkuarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqendroje mendjen tek e tashmja”. / bota.al