“Realizëm ndryshe” në Muzeun Historik Kombëtar Nesër, datë 02 Shkurt 2016 ora 17.30, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar hapet eskpozita Expo Art Tirana “Realizëm Ndryshe”.
Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim midis 19 artistëve, të cilët krijojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, si në Greqi, Itali dhe Hollandë.
Motivet kryesore të veprave janë nga jeta e përditshme. Teknikat e larmishme të punimit, si edhe veçantia e trajtimeve të veprave i bëjnë ato tepër interesante për tu vizituar.
Expo Art Tirana vjen e shoqëruar edhe me katalogun ku përfshihen veprat që do të ekspozohen, bashkë me cilësinë e veprave që ato mbartin.