Jeta dhe historitë e Coco Chanel, legjenda e klasit dhe aromës

Gabrielle, “Coco” Chanel është një nga projektueset dhe dizenjueset më me ndikim të modës deri në ditët e sotme. Siç ka thënë Christian Dior: ” Coco me një pulovër të zezë dhe dhjetë gurët me perla mbi të, u bë revolucionaria e modës.” Chanel jo vetëm që është e njohur për fustanin e saj të shkurtër të zi, dhe aromën Chanel No.5, por edhe për kostumet e saj klasike të përjetshme, këpucët, çantat dhe bizhuteritë. Dizajnet e saj ndihmuan në përcaktimin e modës së grave në shekullin e 20-të e deri në ditët e sotme. Përkundër faktit se Chanel nuk kishte kultivimin e klasës e sipërme, në vitin 1912 ajo u takua me njeriun e njohur dhe të pasur, Arthur “Boy” Capel, që e ndihmoi të hapte dyqanin e saj të saj të parë për kapele në vitin 1913. Kthesa e saj e vërtetë erdhi në fillim të viteve ’20 gjatë Depresionit të Madh, kur Chanel, me ndihmën financiare të Capel, hapi dyqanin e saj të parë, tanimë legjendarë në “31 rue Cambon”. Në atë kohë Coco, ndjeu se ishte e domosdoshme që të hapte një dyqan me emrin e saj. Pikërisht, në një rrugë të njohur të Parisit, aty ku ndodheshin modelistet e krijuesit më me emër të kryeqytetit francez. Dhe vendosi të hapë dyqanin e saj, mes Rrugës Mbretërore dhe asaj të Operës. Në të djathtë të portës, ajo vendosi një pllakë me mbishkrimin e thjeshtë “Chanel modes”.
Chanel u rrit në një jetimore në Francë, ku në moshën 12 vjeç u shtrëngua të hyjë në jetimoren e qytetit Brive, ku do të qëndronte derisa mbushi 19 vjeç. Më pas, ajo do të fliste shpesh për jetimoren në fjalë, jo vetëm si një vend ku mësoi se ç’do të thoshte vetmi, por, sepse ishte aty që përftoi forcën e imagjinatës dhe të vullnetit në punë. Veshja e thjeshtë dhe të zymtë të murgeshave dhe mjedisi i tyre ndikoi në dizajnet e Chanel. Fustanet e vegjël të zinj dhe pothuajse disi me stil djaloshar, ishin shumë të ndryshme nga korset e shtrënguara dhe fustanet e gjatë të grave deri në atë kohë. Një look i ri si ‘djalë i vogël’. Pamja e veshjeve shumë ‘rehat’, fundet e shkurtra dhe look-u me pamje të përditshme binin aq shumë në kontrast me modën e kohës. Vetë Chanel i vishte e para rrobat e dizenjuara prej saj. Tek këto rroba shumë femra tashmë kishin gjetur një liri absolute dhe kishin hedhur me kohë korsetë “frymëmarrëse’. Nga mesi i viteve ’20, me kostumet e saj të rehatshme dhe praktike Chanel hapi dy dyqane: një në Paris dhe një tjetër në Biarritz. Në këto dyqane ajo punësoi mbi 300 njerëz. Gjatë kësaj periudhe, Chanel krijoi famë botërore në të saj të parfumit të saj Nr.5, dhe fustanet e mbrëmjeve që mbanin emrin Chanel.
Në 1931, Chanel u punësua nga Samuel Goldwin për një milion dollarë, për veshjen e tij, duke përfshirë edhe Kathrine Hepburn, Grace Kelly, Elizabeth Taylor dhe Gloria Swanson. Kjo zgjati për një kohë shumë të shkurtër, megjithatë, aktoret e refuzuan këtë shërbim të saj. Më vonë atë dekadë, Coco, kthehet në qytetin e saj, për të projektuar dhe zhvilluar një sërë bizhuterish kostumesh të frymëzuar nga lëvizja “Deco art” e viteve ’30. Në 1939, pas rënies së Parisit, Chanel mbylli dyqanet e saj dhe kaloi pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme të jetës së saj në Zvicër, në mërgim, për shkak të dashurisë së saj me një oficer nazist. Në vitin 1954, Chanel vendosi që të rindërtonte sërish modën e saj dhe dizajnet e viteve 1930. Disa thonë se popullariteti i linjës së re të Dior nuk i pëlqeu aspak Coco, gjë e cila i dha frymëzimin që kishte kohë që flinte brenda saj. Edhe një herë dizajnet e Chanel lulëzuan, dhe veshjet e saj tani u përqafuan nga yjet e Hollywood-it. Në fakt, Chanel kaloi pjesën më madhe të viteve ’50 dhe ’60, duke punuar për studiot e ndryshme të Hollywood-it, e duke veshur Audrey Hepburn, Liz Taylor, Anne Baxter etj. Gjatë kësaj kohe rrobat e saj u bënë shumë popullore, sidomos në Shtetet e Bashkuara. Chanel vdiq në vitin 1971. Në fillim të viteve 80 projektues,i Karl Lagerfeld mori shtëpinë e modës Chanel. Sot, Lagerfeld përfshinë dizajne moderne, por të vendsoura mbi lukun klasik të krijuar nga Chanel. “Në mënyrë që të jetë i pazëvendësueshëm, duhet që gjithmonë një kostum apo veshje të jetë ndryshe.”- thoshte Coco Chanel. Sot kostoja mesatare e një kostumi Chanel është 5.000 $ dhe mund të blihen vetëm në dyqanet Chanel, ose në dyqane të tilla si “Saks Fifth Avenue”. Edhe pse detajet e tilla si pëlhura të hollë, dhe qepja me dorë kontribuojnë në një kosto më të lartë, Chanel ishte e vendosur të besonte se në qoftë se kostot e produkteve të saj ishin të larta, atëherë obsesioni i saj për përsosmërinë do t’ia vlente me të vërtetë. (Pasqyre.al/ Përgatiti: J.H)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *