Jennifer Lopez: Puna ime kryesore, të balancoj raportin me ish-burrin dhe të dashurin

Këmgëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez shprehet se pavarësisht axhendës së saj, mbetet prioritet krijimi i një mjedisi natyral për dy fëmijët e saj, binjakët 8 vjeçar Max dhe Emme, me ish-burrin e saj Marc Anthony dhe të dashurin Casper Smart.
 
Të balancojë familjen e saj moderne “është një punë me kohë të plotë”, shprehet Lopez në një intervistë të fundit.

“Është puna e parë që bëj, të sigurohem se çdo gjë është në rregull, ndryshe nuk mund të bëj asgjë tjetër”.
Sipas aktores 46 vjeçare, si Anthony edhe Smart janë një pjesë e rëndësishme për të pasur një shtëpi të lumtur për binjakët e saj.

“Lidhja ime me ta është gjithmonë në funksion të fëmijëve. Çfarë është më e mirë për ata. Kur ata janë të lumtur çdo gjë tjetër në shtëpi përfshihet nga gëzimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *