Jay Z padit Rita Orën me 2.4 milionë $: Investuam për ty, po nuk ia dole. Na kthe lekët mbrapsht!

landscape-1454352236-gettyimages-465053411Është Jay Z ai që tani po përgatit padi ndaj këngëtares britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora, pasi kjo e fundit deklaroi se do hidhte në gjyq Roc Nation, pasi ka mbajtur peng karrierën e saj.
Në kundërpadi thuhet se Jay Z ka investuar miliona dollarë për të bërë të famshme një këngëtare të talentuar “por të panjohur”, “nga thellësitë e anonimitetit”. Në padinë prej 2.4 milionë dollarësh të Roc Nation kundër Rita Orës thuhet: “Ne u përpoqëm ta bënim realitet, por nuk ndodhi dhe tani i duam paratë tona mbrapsht”.
Në kundërpadinë e Roc Nation ndaj gjyqtares britanike të X Factor theksohet se ajo nuk respektoi kontratën për regjistrimin e këngëve dhe dështoi për të ofruar pesë albume (që ajo i premtoi kur nënshkroi kontratën në vitin 2008. Roc Nation citon se kompania “ka promovuar pa pushim karrierën e saj, duke investuar miliona dollarë në marketing, regjistrimin dhe kosto të tjera, të cilat ishin të rëndësishme në udhëheqjen e Znj.Ora në nivelin aktual të suksesit dhe famës”. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *