“Jeta jote siç e ke njohur ka marrë fund”-ma thanë menjëherë pas lajmit të ardhur nga Stokholmi, disa që e kishin fituar çmimin përpara meje. Picëron sytë ndërsa flet John Michael Kosterlitz, i vlerësuar me çmimin Nobel për fizikë në 2016 për kërkimet për gjendjen esotike të materies. Bëhet fjalë për material special të njohura në gjuhën e zanatit si “topologjikë” të cilët do të shërbejnë për elektronikën e gjeneratës së re dhe për superkonduktorët. Të cilët do shfaqen në tregun e kompiuterave kuantikë, në gjendje të studiojnë atë që sot nuk mundemi për shkak të mungesës së fuqisë së softuerëve.
E ardhmja duhet t’ia dijë për faleminderit njeriut që lindi në Aderdeen, Skoci 74 vjet më parë dhe tani professor në Brown University, Providence, SHBA.
Studiues i fenomeneve të çuditëshme që ndodhin tek atomet në temperaturat afër 0 absolute, pra diku rreth -273 gradë Celsius, vogëlsirat e jetës së përditëshme nuk i interesojnë. Dhe kur e pyesin, picëron rishtas sytë.
Po tani profesor,çfarë provon pas metamorfozës në Nobel?
Marr ftesa gjithandej dhe më kërkojnë fjalime. Rri në këmbë duke folur për gjëra që nuk i merr vesh dhe zbulon se je një talent.
Prej oratori?
Të gjithë më marrin seriozisht megjithëse jam i njëjti idiot. Dua të them që jam po ai që kam qenë edhe më parë
Nuk të eksiton fama?
Vështirë ta thuash që të eksiton një eksperiencë që përsëritet çdo ditë me shtrëngime duarsh dhe autografe
Çdo fitues Nobeli është një star, dhe nga Ju dhe kolegët Tuaj pritet një urtësi që tek të tjerët mungon?
Është e çuditëshme. Je i rrethuar nga një respekt i përgjithshëm, megjithëse ti nuk di asgjë më shumë nga ato që dije dy vjet më parë
Qyshse e fitove sa ke udhëtuar?
Sa të duash, dhe e bukura është që udhëtoj në klasin ekonomik
Cili është vendi ku keni qenë më shumë i ngarkuar?
-Në Korenë e Jugut dhe Kinë. Programi ishte frenetik dhe nuk gjeja kohë për pushim
Po në Providence, në Rhode Island, ku jepni mësim, ia dilni të pushoni?
-Le të themi që nuk luftoj më për të gjetur një grant, pra një financim kërkimesh
Ndërsa për kolegët tuaj është ndryshe, iu duhet të luftojnë për fonde?
Sigurisht. Në SHBA një studiues matet nga zotësia që ka për të thithur fonde
Si e kujton jetën në Torino, pasi u laurove në Oxford?
Isha me fat, pasi ishte koha e hipive dhe nuk ishte gara të gjeje punë apo para. Mbi të gjitha gëzoje gjëra që sot as mund ti mendosh.
Çfarë ishte lumturia në ato kohë?
Kombinim i fizikës teorike me pasionin e ngjitjes në mal
Jeni optimist apo pesimist për të ardhmen?
Duhet shtyrë përpara. Duhet t’i përshtatemi realitetit dhe shkencëtarët duhet të zgjidhin problemet që bie koha.
Çfarë mendoni për shkencëtarët që bëhen milionerë?
Me shkencën nuk bëhesh i pasur.
Një pyetje e pashmangshme për ata që ëndërrojnë Nobelin: çfarë duhet që ta arrish?
Kërkimi është 95% frustrim dhe dështim dhe vetëm 5% sukses.
Atëhere pse duhet t’i futesh shkencës?
Sepse duhet të bësh atë që dashuron
Keni qenë gjithmonë i mirë në matematikë?
Le të themi që e shtyja
Shumë të rinj në Evropë dhe SHBA e urrejnë matematikën. Si mund të bëhet më e dashur?
Matematika është një instrument dhe jo një obsession. Mos e kaloni jetën duke menduar për numrat tej kohës së punës. Përndryshe i bie që të merresh gjithë jetën me përmirësimin e lopatës vetëm sepse do të hapësh një gropë që ndërkohë mund ta hapësh me çdo lloj lopate
Nuk mendoni që shkencëtarët duhet të jenë më shumë pjesë e jetës publike?
E kemi të vështirë të kuptojmë publikun. Përkundrazi, shkenca duhet të bëhet pjesë e bagazhit kulturor të gjithsecilit
Thuhet që Brexit ishte një disfatë për ju shkencëtarët?
Ishte një budallallëk por do mbijetojmë. Edhe Britania do mbijetojë.DH/dritare.net