Ja se çfarë bën restaurimi!

Nga Frederik Stamati
Nje nga restaurimet e diteve te fundit ku tregohet nje monedhe e zbuluar po kete vit ne Durres, perpara dhe mbas nderhyrjers konservuese. Eshte monedhe e kohes se Justinianit, shek V, pra eshte me teper se 1400 vjet e vjeter.

Per kuriozitet po ju tregoj sa me thjeshte per problemet. Nuk dukej asgje. Analizat e bera me Fluoreshence te rrezeve X kane treguar se bronxet e perdorura ne Durres ne ate periudhe kohore kane qene nje perzierje e bakrit, kallait, arsenikut dhe plumbit. Kjo perzjerje krijon ne vetvete cifte galvanike shume te fuqishem me diferenca te medha potencialesh, qe cojne ne nje krrozion te avancuar. Krijohen shume minerale, qe e cojne metalin deri ne transformim komplet ne produkte korrozioni. Situata rendohet me teper kur gjenden ne mure me llac, apo afer tyre. Krijohen perberje te forta, qe konsumojne edhe mjetet prej diamanti. Per te pare strukturen e brendeshme metalike perdoren rrezet X, radiografite perkatese. Mirepo kur metali ka me shume se 2% plumb nuk depertohet nga rrezet X dhe radiografite nuk japin asnje rezultat, sic ndodhi edhe ne kete rast.

monedha durres
Perdoren te tjera metoda, si rrezet gama, si me te fuqishme, apo ne nje fare mase defektoskopia ultrasonike. Pra, je perpara nje gjendjeje te veshtire. Ne kete rast u nderhy fillimisht me mjete diamanti dhe pastaj me ultratinguj me energji te konsiderueshme. U perdoren shume metoda per te arritur ne siperfaqe. Dy ishin mineralet kryesore mbi shtresen siperfaqesore; malahiti dhe kupriti. Shtresa ishe e crregult dhe jo mbrojtese.

Nen kuprit ndodhet fronti aktiv i korrozionit i perbere nga acidi klorhidrik, i cili duhet neutralizuar. Njera nga menyrat ndihmese eshte zierja e shumehershme ne uje te distiluar, deri ne percjellshmeri elektrike te uyjit te zierjes 8 mikrosiemens. Kjo ka qene njera nga rruget qe kemi perdorur per siguri deri ne 100% per monedhat arkeologjike. Mirepo ne rastin e monedhave te Durresit kjo rruge perjashtohet, sepse avancon krijimi i oksidit nje valent te bakrit. Mbetemi ne inhibimin e frontit te korrozionit, duke vepruar me benzotriazol, lende helmuese dhe kancerogjene, qe komplekson bakrin dhe inhibon reaksionin. Pastaj kalohet ne izolimin nga ajri nepermjet te llakimit me polimere te natyrave te ndryshme, qe nuk lejojne depertimin e lageshtise. Ne disa rasre kemi perdorur edhe mbulimin me nje shrese dylli sintetik jo polar, qe nuk lejon depozitimin e pluhurave dhe depertimin e lageshtise. Ne kete rruge kemi arritur nje siguri derri ne 95% per monedhat e Durresit dhe kur ka qene rasti per nje rinderhyrje te pjeseshme, kemi rritur masen e sigurise ne 100%. Dhe ky eshte nje nga rastet me veshtiresi mesatare per objektet e zbuluara ne Durres. Per kuriozitet: a e dini se sa eshte kostoja reale e nje restaurimi te tille? Po u a tregoj: rreth 6000 leke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *