Ja filmat shqiptarë që do të nominohen për të shkuar në Oscar

Engjëjt janë larg” me regji të Gjergj Xhuvanit dhe “Home sweet home” me regji të Faton Bajraktarit, janë dy filmat që deri më tani duket se i plotësojnë disa prej kushteve për propozim për mundësinë e nominimit si filmi me i mirë i huaj në Akademinë “Oskar”.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku ka thënë për KultPlus se deri në fund të shtatorit pritet të shfaqet edhe një film, por nuk dihet ende se a do të jetë pjesë e këtij propozimi. Zharku tha se deri tani kushtet që janë në “Oskar”, për filma në kategori të huaj i plotësojnë dy filmat e lartpërmendur, dhe sipas tij, është shumë i rëndësishëm fakti që ka filma serioze që po propozojne.

“Ne po supozojmë se këto kushte mund t’i plotësoje filmi “Home sweet home” dhe “Engjëjt janë larg”, megjithatë është çështje e tyre a duan ta dërgojnë apo jo. Mund të ketë dhe ndonjë film që do të shfaqet deri në fund të shtatorit”, tha Zharku .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *