Ish-bashkëshortja e David Bowie, Angie Bowei, ka shpërthyer në lot kur ka mësuar vdekjen e tij shkruan “Daily mail”.
Legjenda e muzikës u nda nga jeta dje në moshën 69-vjeçare pas një beteje 18-mujore me kancerin, betejë që e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku.
Ish gruaja e tij 66 vjeçe, pjesë e Big Brother tha dje e përlotur: “Nuk e kam takuar prej vitesh ndaj nuk mund të bëj drama mbi ikjen e tij por thjesht e ndjej se ka mbaruar diçka, dhe është kaq e trishtueshme”. Angie qe e fundit që e mësoi vdekjen e David për shkak të izolimit në Big Brother.
Ata u martuan më 1970 dhe u ndanë më 1980. Ishin prindërit e një djali. Gjatë kohës që ishin bashkë, David ka shkruar tri këngë për Angie.
(Pasqyre.al)