Të gjithë jemi krijesa të një dite: si ata që kujtojnë, edhe ata që kujtohen. Çdo gjë është kalimtare – kujtesa bashkë me objektin e saj. Vjen një kohë kur do t’i kesh harruar të gjitha dhe vjen një kohë kur të gjithë do të të kenë harruar ty. Reflekto gjithmonë që shpejt do të jesh askush dhe askund.
“Krijesat e një dite” titullohet libri i ri i Irvin D. Yalom, autori që ka shkuar romanet e njohura si “Kur qau Niçja” apo “Kura e Shopenhauerit” i përkthyer nga Lira Sejdini Vaid, mban siglën e botime “Morava”.
Pyetjet që marrin përgjigje në libër janë disa: Çfarë e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar? Çfarë mund të bëjmë për t’u dhënë kuptim ditëve tona? Gjatë karrierës së tij të gjatë, autori Irvin Yalom i ka nxitur pacientët dhe lexuesit të përballen me dy sfidat madhore: të gjithë do të vdesim një ditë dhe e kemi vetë në dorë ta bëjmë kuptimplotë jetën tonë. Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që është e etur për një të shkuar më të mirë dhe një tjetër që vendos të bëhet “pioniere e vdekjes” për miqtë dhe familjen e saj…“Krijesat e një dite dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë” ofron një përshkrim inteligjent e të dhembshur të shpirtit njerëzor. Dhjetë histori, ku pacientët përballen me ankthin për vdekjen, për humbjen e njerëzve të dashur dhe, më të fundit, për humbjen e vetvetes.