Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “’Facebook” foto nga ekspozita e Irmës, një vajzë me sindromën Down, e cila ka celur një ekspozitë në sallonin e ekspozitave të Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
“Irma, vajza speciale, e cila aftësitë e kufizuara i tejkalon me magjinë e ngjyrave mbi telajot që patëm nderin të ekspozojmë në sallonin e ekspozitave të Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Privilegj që na u dha mundësia të njihemi me të, me artin e me miqtë e saj të veçantë’, shkruan kryeministri Rama.