Naile Hoxha u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare duke lënë pas një emër të madh e një repertor të pasur.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllime për ikjen e saj.
Së fundmi artistja e njohur Inva Mula tregon vlerësimin për Hoxhën me këto fjalë:
“E mbaj mend këtë buzëqeshje që tingëllonte aq ëmbël dhe na mbushte me emocione që dinë ti japin vetëm artistët e mëdhenj dhe Naile Hoxha ishte sharmi i Ansamblit Popullor në periudhën më të lavdishme të tij!
Faleminderit Zonja e Madhe Naile për çka na dhurove me artin tënd te bukur ! Të jemi mirenjohes ne që të kemi admiruar. Lamtumirë Artiste”, shkruan Mula ne rrjetin e saj social/Pasqyre.al