Intervista/Rama ngjall reagime në Greqi: Pse nuk kemi ne një lider si ky?

Intervista e kryeministrit Edi Rama për gazetarin e njohur Alexis Papahelas është transmetuar mbrëmjen e djeshme në një prej kanaleve më të mëdha televizive të Greqisë, ΣΚΑΪ (SKAI).

Shikueshmëria ka qenë e lartë, jo vetëm në Shqipëri, ku rreth 5 mijë shikues e ndoqën drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të Ramës, por edhe në në greqi, raporton newsbomb.al.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fqinjëve jugorë pas deklaratave të Ramës për Çamërinë, çështjen e detit, Shqipërinë Natyrale dhe çështje të tjera të nxehta.

Një pjese të madhe të shikuesve grekë u ka bërë përshtypje e folura rrjedhshëm e gjuhës angleze nga kryeministri shqiptar, duke ironizuar se e flet shumë më mirë se homologu grek Alexsis Tsipras, raporton newsbomb.al.

“Trishtim dhe zhgënjim kur dëgjon Ramën të flasë më mirë anglisht se kryeministri tonë”, shprehet një qytetar grek.

Por, dikush tjetër ironizon duke thënë: “Shokuese të shohësh shqiptarin që di anglisht”.

Një zonjë greke habit duke folur me superlativa për kryeministrin shqiptar, të cilin e krahason me Obamën. “Jam xheloze që nuk kemi një lider të tipit Obama”.

“E ndjek me interes të madh”, shprehet një tjetër.

Por, të shumtë kanë qenë edhe ata qytetarë grekë që janë ndjerë të provokuar.

“Asnjëherë më parë në histori një shtet “mik” nuk ka ngritur kaq shumë pretendime”, thotë Yannis.

“Shikoni Istories të kuptoni se sa të rrezikshëm janë ata që na qeverisin. Rama flet për Çamërinë ndërsa Kotzias fle gjumë”, shprehet një kundërshtar i partisë greke Syriza.

“Ministria e Jashtme greke të heqë Kotzias dhe të vendosë Alexis Papahelas”, shprehet dikush për gazetarin grek që intervisoti Ramën.

“Rama me përdorimin e shkëlqyer të diplomacisë ngriti çështje të rëndësishme”, shkruan një faqe sociale greke në internet.

“Më sfidues se kurrë Erdogan. Më sfidues se kurrë Rama”, shkruan dikush tjetër në facebook. (newsbomb.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *