Interes i jashtëzakonshëm për fotot e Marubit në Amsterdam. 54.600 vizitorë dhe rreth 300 imazhe në Foam

Interes i jashtëzakonshëm për fotot e Marubit në Amsterdam. 54.600 vizitorë regjistron ekspozita “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit Foam Fotografiemuseum Amsterdam .

Lajmin për 54.600 vizitorë e jep kuratorja Kim Knoppers, duke njoftuar se vetëm në dy muaj ekspozim (16 shtator-27 nentor) “Dinastia Marubi” ishte në vëmendje të publikut hollandez dhe të huaj, njëherësh pjesë e shtypit vendas dhe të huaj si Financial Times, BBC, British Journal of Photography, LFI News, Tages Anzeiger, Photojournalism now, the Calvert Journal, Villa d’Arte, etj.

Kjo ekspozite prezantoi rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Noppers ne bashkepunim me Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Ndërsa ministrja Kumbaro e ka cilësuar këtë interes e sukses si “krenari për të gjithë ne kur i flasim skenës ndërkombëtare me gjuhën e kulturës”.

“54 600 vizitorë e kanë shijuar atë ekspozitë, njofton ajo dhe dergon dosjen e plote mediatike qe nga BBC deri te Harper’s Bazar apo Financial Times e British Journal of Photography

Është fat kur kemi vlera të atilla që konkurrojnë njësh me vendet e tjera europiane.
Është krenari për të gjithë ne kur i flasim skenës ndërkombëtare me gjuhën e kulturës.
Është detyrë e kryer mirë kur këtë kulturë e paraqesim në mënyrë dinjitoze.
Është përgjegjësi e madhe kur synojmë që këtë standard të vendosur me profesionalizëm ta mbajmë lart gjithmonë.
Kjo kërkon punë, modesti dhe përulje.

Por tani që mbyllet një vit pune intensive nuk mund të mos falenderoj të gjithë ata që kontribuan në shpëtimin, ruajtjen, dhe ndriçimin e thesarit të fotografisë shqiptare.
Faleminderit Luçjan Bedeni, Zef Paci Silva Breshani Elira Kokona Kozeta Angjeliu #DanielPirushi e skuadrat e tyre profesioniste <3
Faleminderit Studio Casanova Hernadez, Foam Fotografiemuseum Amsterdam Kim Knoppers #AdiaSakiqi Dewi Van De Weerd <3
Faleminderit The_AADF dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit’, shkruan Kumbaro në Facebook pas ketij lajmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *