Instalacioni shndërron “Republika Srpska” në një varrezë masive

Grupi qytetar “Anti Dejton” ka vendosur këtë instalacion në mes të Sarajevës, për të kujtuar përvjetorin e gjenocidit mbi qytetarët e Srebrenicës, që shënohet më 11 korrik, shkruan KultPlus.
Në Sarajevë është prezantuar një instalacion, ku “Republika Srpska”, e paraqet si një varrezë masive. Ky instalacion është realizuar nga grupi qytetar “Anti Dejton” dhe është vendosur në mes të Sarajevës, për të kujtuar përvjetorin e gjenocidit mbi qytetarët e Srebrenicës, që shënohet më 11 korrik.

“Duam që në mënyrë të veçantë të shënojmë gjenocidin e kryer, të nxjerrim në rrugë para syve të njerëzve të vërtetën dhe faktet që njerëzit të shohin se si duket një varrezë masive, mbi çka qëndron RS-ja, që thjeshtë, njerëzit të cilët nuk kanë vizituar një varrezë masive të shohin se sa e dhimbshme është kjo, dhe të shohin peripecitë që ka kaluar populli boshnjak gjatë agresionit”, ka thënë për mediet boshnjake Nihad Alickovic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *