Independent njofton mbylljen në print/ Botuesi: Ditë e dhimbshme, por lexuesi na do online

5189Evgeny Lebedev ka konfirmuar mbylljen e gazetes britanike Independent në versionin print, ndërsa numri i saj i fundit do të publikohet në fund të marsit.
Pronari i gazetës, Lebedev nuk ka konfirmuar sesa punonjës me kohë të plotë nga stafi prej 150 personash do të humbasin punët e tyre.
Duke përfshirë edhe personelin e rregullt është menduar se në këtë fazë shkurtimet do të prekin 111 persona edhe pse kjo mund të ndryshojë.
Numri i përgjithshëm i atyre që do të humbasin punët e tyre mund të përmirësohet,  pasi 25 vende të reja janë duke u krijuar për të rritur independent.co.uk, dhe pronari i ri po kërkon 34 punonjës më shumë.

Numri i fundit i Independent do të publikohet më 26 mars, ndërsa Independent Sunday do të botojë numrin e fundit në print të dielën më 20 mars.

Amol Rajan, redaktor i  gazetës do të marrë rolin e editorit të të gjithë biznesit të ri të Independent te përqendruar online.
Në një takim të stafit, ku Lebedev muk mori pjesë, bashkë-themeluesi Andreas Whittam Smith, Rajan tha se kjo ishte një “ditë e dhimbshme”, por nuk ishte ekonomikisht e leverdisshme të dilte e shtypur.

Nga ana e tij, Lebedev u përpoq ta paraqeste mbylljen e gazetës me histori 30 – vjeçare në treg si një tranzicion të guximshëm për një të ardhme vetëm  dixhitale.

“Industria e gazetave po ndryshon dhe ky ndryshim po udhëhiqet  nga lexuesit “, tha Lebedev . ” Ata po na tregojnë se e ardhmja është dixhitale .
Ai tha se familja e tij ka investuar shumë nga pasuritë e saj në median britanike,  më shumë se 100 milione paund deri në fund të shtatorit 2014 , 65 milionë në titujt e Independent  dhe theksoi  se tranzicioni dixhital do të siguronte të ardhmen e titujve.

Botuesi i Independent tha se website i gazetës ka tashmë 58 milionë lexues në muaj. (Pasqyre.al)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *