Flakët që përfshinë katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare, nuk kanë rrezikuar fondin e veprave të rralla.
Numri dy i Ministrisë së Kulturës Zef Çuni, në një pornoncim për mediat nga BKSH bëri me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë nga zjarrfikësit u bë e mundur shpëtimi i librave tepër të vlefshëm.
Ai tha se zjarri mendohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por për këtë priten konkluzionet që do të vijnë nga policia.
Zef Çuni: Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi.
Pyetje: Janë shuar flakët?
Zef Çuni: Po po patjetër janë shuar
Pyetje: Ka ndonjë dyshim nga se është shkaktuar?
Zef Çuni: Ka ndodhur nga sistemi elektrik
Pyetje: Janë dëmtuar dokumentat me vlerë?
Zef Çuni: Jo absolutisht, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës
Zef Çuni: Nuk ka dëme të mëdha, sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.