Sipërmarrja po shihet gjithnjë e më shumë si një zgjedhje e vyer për karrierën e të sapo diplomuarëve. Të zhvilluarit e kompetencave sipërmarrëse është thelbësore jo vetëm për fillimin e biznesit vetjak, por edhe kontribut në suksesin e kompanive të vogla. Madje dhe kompanitë e mëdha kanë filluar të shohin vlerën e aftësive sipërmarrëse të punëtorëve të tyre.
Ekziston ende përpjekja e studentëve për të përftuar eksperiencë dhe aftësi sipërmarrëse, duke qënë se hijezohen nga komercializimi dhe transferimi i dijes. Për këtë arsye, ne mirëpresim iniciativën Startup Europe Comes to Universities (SEC2U)!
SEC2U është një inciativë e mbështetur nga Komisioni Europian (Startup Europa) për të krijuar një kulturë të fortë sipërmarrjeje dhe inovacioni në universitetet në të gjithë Europën. Kjo iniciativë konsiston në një seri eventesh që sjellin së bashku sipërmarrës, biznesmen si dhe përfaqësues lokal qeveritar dhe të universiteteve, me qëlim për të shprehur mbështetjen e tyre dhe për të ndarë historitë e suksesit dhe të dështimit. Edicioni i dytë i SEC2U do të zhvillohet muajin e ardhshëm, nga 23 deri në 29 Tetor, dhe Universiteti Europian i Tiranës (UET) do t’i bashkohet inciativës!
Gjatë eventit, i cili do të zhvillohet në Aula Magna, UET, në 24Tetor 2017, sipërmarrësit e rinj do të kenë mundësinë të familjarizohen me mundësitë dhe suportin se si të rrisin bizneset e tyre. Gjithashtu, disa histori suksesi por edhe dështimi si mënyrë të mësuari do të jenë pjesë e prezantimeve. Midis sesioneve do të ketë dhe mundësi networku për pjesëmarrësit.
Përmes këtij bashkëpunimi, kryesuar nga Departamenti i Menaxhim Biznesit dhe Zyrës për Projekte dhe Partneritete në UET, hapa drejt ndërkombëtarizimit janë ndërmarrë së bashku me 30 universitete prestigjoze, të cilët janë pjesë e SEC2U.
Me rreth 2000 pjesëmarrës, kjo iniciativë nxit dukshëm bashkëpunimin dhe arrin një impakt të gjerë në Europë .
Merr hapat e duhura drejt karrierës tënde dhe mos e humb këtë mundësi.
Zbulo më shumë rreth eventeve SEC2U pranë teje: http://startupeuropeuniversities.eu/
Shihemi në UET!
Mbi Startup-in e rrjetit Europian të Universiteteve
Është një iniciativë e Komisionit Europian që ka për synim të krijoj një komunitet të universitetve dhe bisneseve me prespektivën e sipërmarrjes duke ndërtuar një forum të gjallë dhe bashkëpunues, me qëllim të shpërndajë dijet dhe praktikat e mira duke mbështetur zhvillimin e sipërmarrjes. SEC2U do të organizojë evente kudo në Europë gjatë javës së 23-29 Tetor 2017.
Qëllimi kryesor i aktiviteteve të (SEC2U) është të prezantojë angazhimin e Universiteteve Europiane për të nxitur kulturën e sipërmarrjes dhe inovacionit duke e ndarë në komunitetet universitare. Si për rrjedhoje, kjo iniciativë do ti vije në ndihmë shoqërisë dhe komunitetit duke krijuar start-ups dhe spinoffs si vlera të shtuara të dijes dhe zhvillimit tekonologjik.