Incest, dashuri dhe abort, një prezantim me filmin që pritet të hapë debate në Berlinale, pasi prek tema tabu
Filmi i Adrian Sitaru “Jolegjitim”, një prodhim i pavarur, do të ketë premierën e tij botërore në Forumin e Berlinales në shkurt. I prodhuar nga Film Vendor (Rumani), bashkëprodhuar nga Film PRODUKCJA (Poloni) dhe “Damned Films” (Francë), ai pritet të shkaktojë debate pasi sjell një histori dashurie mes binjakëve Sasha (Alina Grigore) dhe Romeo (Robi Urs).
Titulli i filmit ka të bëjë me faktin se babai i tyre, një gjinekolog, doktor Victor Anghelescu (Adrian Titieni), është denoncuar se kryente aborte gjatë epokës komuniste. Kur Sasha mbetet shtatzënë, vëllai i mazh Kosma (Bogdan Albulescu) bën gjithçka për ta mbajtur familjes së bashku.(Pasqyre.al)
Skenari është shkruar nga Alina Grigore dhe Adrian Sitaru dhe shumë prej aktorëve janë profesionalë. Ai është një film që ngërthen humori dhe dramën për të ndërtuar një tragjedi dashurie, mes vëllait dhe motrës- një tabu dhe temë e shumë studimeve, ka thënë regjisori.