“Artistja e Popullit” lindi më 27 janar 1928 dhe vdiq më 22 dhjetor 2007. Prej 9 vitesh regjisorja dhe skenaristja e shquar e kinemasë shqiptare nuk jeton më. Sot në pervjetorin e lindjes se saj
(88 vjet më pare) e kujtojme atë me nderim dhe respekt. Për nder të saj Çmimi Special i Festivalit të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni-Albania” është titulluar “Çmimi i Madh “Xhanfize Keko” ”.
Çmime e Tituj
1984 – Artiste e Popullit ndërsa më 1983 mori Medaljen e Argjendtë për Regjinë e filmit “Kur po xhirohej një film”në Festivalin e XIII-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali në vitin 1983
1979 – Artiste e Merituar
1979 – Çmimin e Madh të Republikës
1979 – Çmimin e Tretë
për Regjinë e filmit “Pas gjurmëve”
në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 21 deri në 28 prill të vitit 1979.
1979 – Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane për Regjinë e filmit “Pas gjurmëve” në vitin 1979.
1979 – Medaljen e Argjendtë për Regjinë e filmit “Pas gjurmëve”
në Festivalin e XI-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj (Giffoni Film Festival) të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1979.
1978 – Çmimin Special për Regjinë e filmit “Tomka dhe shokët e tij” në Festivalin e VIII-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj (Giffoni Film Festival) të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1978.
11 Prill 1976 – Kupën e Festivalit për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 5 deri në 11 Prill të vitit 1976.
1976 – Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë” në Festivalin e Filmit të zhvilluar në Beograd, Jugosllavi në vitin 1976.
1976 – Medalje Nderi për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë”
në Festivalin e VI-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj (Giffoni Film Festival) të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali) në vitin 1976.
1975 – Çmimi i Republikës Klasi i I-rë për Regjinë e filmit “Beni ecën vetë”.