Ikja e Petrit Rukës, fjalët e zgjedhura të Kumbaros: Poeti që fliste heshtur, që i këndon poezia mençurisht me buzëqeshjen e hollë nën hundë…

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputejta e qarkut të Gjirokastrës, i dedikon këtë status të ndjerë ikjes së poetit Petrit Ruka, ku thekson se Petrit Ruka është një poet shumë i veçantë, “që fliste heshtur, por që i këndon poezia shumë mençurisht me buzëqeshjen e hollë nën hundë, siç ua shoh shpesh djemve të lindur në Tepelenë, që idetë i shprehin në vargje ose me këngë, ose me penë”. 

Një poezi, për poetin që iku vetëm fizikisht nga kjo botë:

Ç’u këput një këmbë mali…. “ është vargu i këngës labe, që më vjen në mend i pari me lajmin e hidhur të ikjes së Petrit Rukes, – një poet shumë i veçantë, që fliste heshtur, por që i këndon poezia shumë mençurisht me buzëqeshjen e hollë nën hundë, siç ua shoh shpesh djemve të lindur në Tepelenë, që idetë i shprehin në vargje ose me këngë, ose me penë.
I paharruar Poet i baladave dhe faleminderit??, -se mbase nuk e kam shprehur më parë sa duhet, – për gëzimet dhe trishtimet që më jep poezia jote kur i këndon dashurisë apo vdekjes së poetit.
“Ra vëllai, shkoi poeti,
Tha; po fle, jam lodhur shumë,
Siç lodhet Vjosa pas deti,
Kthesë pas kthese, kërkon gjumë.
Shkoi atje, ku shpirtrat piqen,
Me nënën në vatër,
“dhe ku manushaqet rriten
t’i korrësh me drapër*…”, shkruan Mirela Kumbaro në Facebook-un e saj/ gazetapasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *