Idetë e futurizmit/ Ja se si na imagjinonin stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë

Vizionet e shekullit të kaluar kur, mes ideve të çuditshme dhe hipotezave të guximshme, imagjinohej shekulli XXI

Njerëz me trurin me një inteligjencë superiore të mbyllur në një kafkë shumë të madhe, kameriere të robotizuara dhe një minicentral bërthamor në vend të oxhakut. Kështu, disa dhjetë vjeçarë më parë, stërgjyshërit apo gjyshërit tanë e imagjinonin të ardhmen dhe botën ku do të jetonim ne. Që në vitet 800 dhe 900 kishin nisur të përhapeshin shembujt më interesantë të “futurabilitetit”, apo më saktë hipotezat për shoqërinë që do të vinte: në shumë raste bëhej fjalë për gjetje që mendoheshin thuajse të sigurta, në disa raste të tjerë për mendime hiperbolizues, në të tjera akoma flitej për vizione fantashkencorë që sot na bëjnë të buzëqeshim me naivitetin e tyre. Të gjitha kishin një emërues të përbashkët: besimin tek progresi teknik.

E ardhmja që nuk është

Për të gjetur shembullin e parë të botës imagjinare hiperteknologjike duhet që të kthehemi prapa në kohë, me 400 vite, kur Francis Bacon dërgoi për botim “Atlantidën e Re”, me përshkrimin e një shoqërie ideale në të cilën njerëzit mund të përmirësonin jetën e tyre falë zbatimit të parimeve racionalë. Filozofi anglez shkruante në fillimet e revolucionit shkencor, atëherë kur njerëzit kishin nisur të shijonin sigurinë që dija dhe teknologjia do të prodhonin rezultate për të cilët mundeshin vetëm të imagjinonin pasojat, duke fantazuar për zbatimet e tyre. Bëhet fjalë për të njëjtën bindje të trashëguar në pjesën më të madhe nga vizionarët e shekujve të mëvonshëm, të bindur se do të udhëtohej në të ardhmen në bordin e vagonëve të mëdhenj rrotullues, do të hanim ushqim me pilula dhe do të shtrinim hekurudhat deri në … Hënë.

Njeriu i të ardhmes

Kur u botuan në vitin 1938 historitë e tij të para në serinë Action Comics, Superman prezantohej si “njeriu i së ardhmes”, jo si i mbijetuari i një planeti të zhdukur (siç do të shfaqej në vitet e mëvonshëm). Ishte përfaqësuesi i një race të ngjashme me atë njerëzore që, duke qenë përpara me miliona vite për sa i përket evolucionit biologjik, dispononte fuqi të jashtëzakonshme si përshembull superforca apo superdëgjimin. Por njeriu i të ardhmes imagjinohej mbi të gjitha si më inteligjent (dhe me një tru përpjestimisht më të madh). Por imagjinohej edhe si më i shëndetshëm, më i lartë dhe gjithashtu edhe telepatik përveç se, natyrisht, më i lumtur.

Shpejtësi shumë e lartë

Në të ardhmen do të zhvendosemi shumë më shpejtë dhe pa e prekur tokën. Nuk është kjo vetëm endrra e shkencëtarëve të sotëm, por ka qenë edhe e paraardhësve tanë. Që nga vitet 1800 – atëherë kur automobili ishte ende një mirazh – thureshin ëndrra për automatizimin e lëvizjes dhe rritjen e shpejtësisë. Në vazhdim, në vend të rrugëve imagjinoheshin korsi me më shumë nivele, mbikalime super të lartë si dhe kavo të përshkuara nga mjete fluturues. Ekspozitat periodike ndërkmbëtare ishin vendi i preferuar për të prezantuar prototipet e lëvizshmërisë: por shumica (trotuarë të lëvizshëm dhe trena me ajër të kompresuar) mbeteshin vetëm ushtrime stili.

Lufta e fantazisë

Nëse deri në vitet tetëqind karakteristikat që kërkohesin më shumë për makinat e luftës ishin madhësia, fortësia dhe fuqia e zjarrit, në shekujt e parë të 900 nisën të privilegjohen dimensionet dhe aftësitë mbrojtëse. Dhe debutimi i tankeve dhe blindave në Luftën e Parë Botërore stimuloi skenarë luftarakë që kishin qenë pjellë e fantazisë. Imagjinoheshin mjete shumë të mëdhenj me topa super të fuqishëm dhe mburoja të papenetrueshme; blinda shumë të mëdha me zinxhirë që do të ishin në gjendje të ecnin në tokë dhe në det me lehtësi të paparë apo rrota gjigande që do të ishin në gjendje të kapërcenin pengesat e armikut. Por përveç topave me rreze të gjatë veprimi, asnjë nga këto armë shkatërrimi nuk e pa ndonjëherë dritën e diellit.

Të gjithë në orbitë

Nëntëqinda, shekulli i aeroplanit pa që të rriteshin së tepërmi ethet për udhëtimet të mundshëm jo vetëm në atmosferë, por edhe në hapësirë. Në të vërtetë, raketat, anijet kozmike, satelitët artificialë dhe stacionet orbitalë mbërritën fillimisht në libra e në kinema se sa në realitet. Ai që është konsideruar si romani i parë modern fantashkencor, “Nga Toka në Hënë” i Jul Vernes, rrëfente në vitin 1865 për një udhëtim në drejtim të Hënës. Imagjinata e shkrimtarit francez i parapriu me vite të tërë projekteve të raketave me lëndë djegëse likuide të rusit Konstantin Ziolkovskij, një pionier i fluturimeve aero-hapësinorë.

Darka u shërbye

Në idenë tipike të viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, kuzhinat e së ardhmes ishin lineare, jashtëzakonisht shumë të pastra (të serisë: makinat janë të padështueshme, pra nuk bëjnë pis) dhe, nëse nuk ishin në përdorim, paraqisnin sipërfaqe pa të dala apo të futura. Të vetmet elementë që dukeshin ishin ndonjë pulsant apo dorezë. Kuzhina ishte e populluar, në mendjet e atëhershëm, vetëm nga sende të përdorimit të përditshëm që mgjinoheshin gjithnjë e më të automatizuar dhe të komanduar përmes radios me zë, ndërkohë që pjatat ishin të përbëra nga material i padegradueshëm biologjikisht që do të shkrihej bashkë me mbetjet e ushqimit në lavapjatë. Dhe mes elektroshtëpiakeve nuk duhej të mungonin televizori dhe telefoni, në versionet më “futuribël”.

Të shoh, të dëgjoj, të flas

Komunikimet në distancë në gjysmën e dytë të shekullit tetëqind bazoheshin në dërgimin e sinjaleve elektrikë, bashkë me të cilët atëherë ishte bërë e mundur të “dërgohejnë udhëtim” edhe zëri. Në fundin e shekullit, megjithatë, lindi kinemaja dhe ëndrra e një komunikimi në distancë filloi të përfshijë dhe tinguj dhe pamje: lindën atëherë nga fantazia e fansave të teknikës “viziofonët”, instrumenta që do të ishin në gjendje të bënin që të shihje dhe dëgjoje interlokutorin, ndoshta bashkë me mundësinë për të rregjistruar bisedën në një fonograf. Megjithatë, duhej pritur deri në vitin 1964 kur AT&T, kompania telefonike e Shteteve të Bashkuara, të paraqiste për herë të parë për publikun atë që e quajti picturephone. Mund të kryheshin videotelefonata mes Disneyland dhe Ekspozitës Ndërkombëtare në New York. Por njerëzit pranuan se eksperimenti nuk u kish pëlqyer dhe aq shumë: aparatura ishte shumë e rëndë dhe imazhi shumë i vogël.

Nesër, në qytet

E ardhmja lindte në qytete dhe nuk ishte vetëm një çështje qiellgërvishtësish. Kur në fillimin e viteve 900 mendohej për qytetet e mijëvjecarit të ri, përveç se të mbushur me ndërtesa shumëkatëshe projektoheshin edhe hekurudha në lartësi me shumë nivele si dhe kupola që mbronin banorët nga radiacioni, nga smogu apo nga ngjarjet atmosferike. Revista fantastiko shkencore si amerikania “Amazing Stories” e krijuar në vitin 1926, apo edhe ekspozita universale si Futurama, zhvilluar në New York në vitin 1939 përshkruanin karakteristikat e qyteteve të së ardhmes. Edhe Walt Disney e imagjinoi një të tillë në vitin 1966: e quajti Epcot (akronim anglez i Prototipit Eksperimental të Komuniteteve të së Ardhmes) por vdiq përpara ndërtimit të tij, në vitin 1971.

Shtëpi, e dashura shtëpi

Format “hapësinore” dominonin edhe projektet e banesave të së ardhmes, mbi të gjitha në vitet pesëdhjetë dhe gjashëtdhjetë. Materiali i ndërtimit më i përhapur në këto ide ishte plastika për pjesën e brendshme, si dhe atë të jashtme. Banesa me forma kërpudhash apo antenash, shpesh aerodinamike (tema e streamlined, aspekti aerodinamik ishte i detyruar në projektet e atyre dekadave) ishin në qendër të fantazisë së arkitektëve. Shpikësi amerikan Richard Buckminster Fuller dallohej për shkak të idesë së tij për një “shtëpi gjeodete” me kupolë: patentuar në vitin 1954, ajo do të duhej të zgjidhte problemin e mangësive në strehim që hasim sot.

Nga një tjetër botë

Në fundin e viteve tetëqind, kur bota ishte tashmë pothuajse e gjitha e njohur, vendet e rinj që duheshin eksploruar filluan të kërkohen përjashtë Planetit tokë, duke fantazuar për botë të tjera. Kulmi erdhi në vitet njëzetë, kur u shumëfishua prodhimi i letërsisë, kinemasë dhe ikonografisë së thjeshtë të kushtuar botëve jashtëtokësore. Tutat hapësinore dhe kupolat ishin frutet më të zakonshëm të këtyre vizioneve: të parat shërbenin për “shëtitje” përjashtë ambienteve të jetueshëm; të dytat ishin për të krijuar një habitat sa më të ngjashëm me atë tokësor. Ndërkohë që fantazia nuk njihte kurfarë limiti sa u përket krijesave aliene që mund të takoheshin në botët e atjeshme.

Energjia e të ardhmes

Energjia e të ardhmes, në fillimin e viteve 900 ishte ajo që buronte nga materiale radioaktivë. Përdorimet e parë praktikë erdhën në vitet dyzetë, por që në fillimet e shekullit ishin imagjinuar përdorime të mundshëm të energjisë bërthamore. Radiumi, një element që i bë i njohur falë eksperimenteve të bashkëshortëve Curie për shembull ishte menduar, duke injoruar efektet vdekjeprurës, si burim për ngrohje të brendshme. Pas Luftës së Dytë Botërore iu hap rrugë idesë që energjia bërthamore do të mund të shfrytëzohej në çdo fushë (duke përfshirë bombat) aq sa në vitet pesëdhjetë shumë revista amerikane lajmëronin komercializimin e ardhshëm të automobilëve me motorrë që do të punonin me uranium. Vetëm në vitet shtatëdhjetë me vetëdijësimin për risqet që lidheshin me energjinë bërthamore, u nis të flitet për energji “të pastra”. /the atlantic/PERSHTATUR NGA BOTA.AL


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *