Banorët e Ishmit në Durrës dhe Minsitria e Kulturës prej ditësh hjanë përpalsur për eshtrat e Ibrahim Kodrës. Ndërsa Minsitria do që ti zhvendosë ato për ti dërguar tek Kodrat e Liqenit, banorët e Ishmit kanë kundërshtuar pasi në amanetin e tij ai ka kërkuar të varroset ne vendlindje. Ndërkaq, edhe vetë Ministria e Kulturës i referohet amanetit, ku është thënë se ka kërkuar të varroset në vendlindje.
Ndërsa banorët janë kundër, ministria është e vendosur dhe ka bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit. Nëse ka vetëm një amanet, ku flitet vetëm për një vendlindje, pyetja që shtrohet është: kujt i referohej me vendlindje Kodra: Tiranës, Durrësit, apo Ishmit? Banorët kanë të drejtë të jenë kundër zhvarrosjes, ndërsa Ministria ka të drejtë të pretendojë se po e nderon. Ceremonia e rivarrimit është në datën 12 shkurt në Tiranë. Piktori i njohur është ndarë nga jeta në Milano në shkurt të vitit 2006.