“I vdekuri nuk pranon të varroset”/ Ironia e Lutfi Dervishit me titujt e portaleve shqiptare

Analisti i njohur dhe profesori i gazetarisë, Lutfi Dervishi i njohur veç të tjerave për sarkazmën e tij butësisht therëse ka listuar në Facebook  titujt më të lexuar të ditës së sotme, si treguesi më i mirë i luftës për klikime.

Statusi i Lutfi Dervishit në Facebook. 

Titujt më të lexuar – 25 janar 2016

Në kërkim të klikimeve, portalet, çdo ditë të muajt, çdo orë të ditës dhe çdo minutë të orës konkurrojnë me njëra – tjetrën me tituj si….

1. Ja si të bëhesh milioner pa punuar asnjë ditë…
2. Kura e fshehur 2000 vjeçare që shëron kancerin!
3. Si t’a kuptoni që ai/ajo mendon për ty.
4. Nuk do ta besoni kur të shikoni këtë video!
5. Si të dobesohesh duke ngrënë atë që do!
6. Ju mund të komunikoni me të dashurit tuaj edhe pas… vdekjes
7. Historia befasuese – sekreti që jetosh mbi 100 vjeç
8. Horoskopi që tregon me saktësi të ardhmen.
9. Si t’i zbardhni dhëmbët pa i larë asnjëherë!
10. Ja pse njeriu ka vetëm një kokë…!
11. Gjendet shtëpia e Krishtit…
12. Alienët tek Brryli. Flet djali që i fotografoi.
13. Si ta kuptoni që keni përballë burrin/gruan e jetës!
14. Studimi fundit: duhani nuk të dëmton mushkrinë.
15. A parashikon facebook të ardhmen tuaj? Studimet thonë po.
16. Nelson Mandela me origjine shqiptare. Flet njeriu i afërt.
17. I vdekuri nuk pranon të varroset.
18. Këngëtarja tregohet e guximshme. Pa të brendshme në mes të …Parisit!
19. Kthehet në shtëpi dhe nuk do ta besoni çfarë gjen…
20. 10 mënyrat si të ndizni shkrepsen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *