“I shtrëngova dorën Hitlerit”- Një histori e pabesueshme e së mbijetuarës nga Holokausti

Hanni Begg ishte një nxënëse në Berlin kur nazistët erdhën për të marrë familjen e saj në vitin 1943. Nëpërmjet fatit ajo  i shpëtoi kapjen derisa më vonë të ishte ballë për ballë me Hitlerin. Kjo është historia e saj e mbijetesës.

Babai i saj kishte një plan kur nazistët shkuan për të marrë familjen e tyre – ata do të vrisin veten të gjithë me cianid.
Por të dy, si Hanni 14-vjeçe dhe babai i saj ishin jashtë kur në vitin 1943, Gestapoja arriti në katin e tretë të banesës së tyre në Berlin.Vëllai i saj më i vogël Max dhe motra Ruth nuk ishin aq me fat, ato e kaluan pjesën tjetër të jetës së tyre të shkurtër në kampin e përqendrimit  në Auschwitz-Birkenau, -shkruan http://pasqyre.al/

“Unë kurrë nuk e pashë vëllanë dhe motrën time përsëri,” thotë Hanni,  e cila tani është 86 vjeçe. E dija që unë nuk do t;i shihja më ata, kjo ishte mjaft e qartë për mua. Unë kurrë nuk pata ndonjë shpresë më shumë, deri në atë kohë unë dija mjaftueshëm”.
Në fillim kam qarë. Pastaj më duhet të vazhdoja përpara dhe ta harroja atë që kishte ndodhur”.

Pasi nëna e Hanni-t vdiq nga kanceri në vitin 1939, babai i saj e paralajmëroi atë për kërcënimin që familja e tyre e vogël hebreje do të haste nga nazistët.

“Ata morën të gjitha paratë tona dhe na jepnin ushqim me inventar”, – kujton ajo.
-Babai më kishte folur për Mein Kampf [ librin e shkruar nga Hitleri për projektin e tij për një Rajhu të Tretë]. Ai tha se unë duhet të isha e vetëdijshëm se do të rrethohesha nga anti-semitizmit, por duhet të isha  prap shumë krenare për rrënjët e mia hebreje.
Ai gjithashtu tha se ne do të merrnim një letër nga Gestapo një ditë, ku do na thonin se ata do të vinin dhe do të na merrnin në një kamp për të na mbrojtur dhe se secili duhet të përgatiste një valixhe, pasi të gjitha gjërat tona do të na jepeshin mbrpasht kur të ktheheshim. Babai im e dinte se kjo ishte e gjitha një gënjeshtër. Ai na tha të mos i besonim propagandës. Ai tha se ne kurrë nuk do të shkonim në një kamp. Ai nxori një kuti e cila kishte katër tableta cyanide në të dhe tha  kur të vinte ajo letër ne do të gjithë do të merrnim një tabletë dhe do të vdisnim. Mendova se ishte romantike, që ne do të vdisnim së bashku”, tregon Hanni.

-Letra nuk erdhi, por Gestapoja po.

Kur u ktheva një ditë në shtëpi nga shkolla disa fqinjë ishin duke pritur jashtë dhe më thanë që s’duhet të hyja pasi Gestapoja do të më merrte me vete.

“Duhet të zhdukesha dhe, gjithnjë ishte dikush i gatshëm të të ndihmonte, pavarësisht rrezikut”

Hanni jetoi me fqinjët dhe miqtë që e fshehën identitetin e saj të vërtetë,  që përfshinte edhe vajtjen e saj në shkollë.
Dhe aty ajo hasi ballë për ballë Adolf Hitlerin.
Ai erdhi në shkollën tonë. Unë kam qenë në rreshtin e parë dhe dhe isha fëmija i vetëm në atë klasë nga një sfond çifut, por unë nuk e dukesha hebreje. Ai ishte i rrethuar nga rojet, shtrënguam duart për një sekondë dhe mbaroi gjithçka. Më pas ndjeva turp që e kisha bërë në të vërtetë atë gejst, por unë nuk mund të  bëja asgjë tjetër.
“Së pari, unë nuk kisha kohë të mjaftueshme për të menduar rreth saj dhe së dyti, kjo do të kishte qenë shumë e rrezikshme, nëse s’do ia kisha dhënë dorën”, rrëfen 86 vjeçarja.  

Kur lufta po mbaronte, Hani më në fund rigjeti babanë e saj përmes një miku – ai jetonte në një dhomë në një shtëpi të bombarduar jashtë qytetit.
Ai vuante nga tuberkulozi dhe vdiq më 9 maj të vitit 1945 kur mori vesh se lufta kishte mbaruar.

Hanni e varrosi babanë në oborr.

Pastaj ajo u adoptua nga një familje tjetër përpara se një mik ta lajmëronte se gra të reja gjermane shkonin në Britani për tu trajnuar si infermiere.
Hanni u zhvendos dhe përfundimisht u martua me një mjek, u vendos në Guisborough pranë Middlesbrough, ku  ka jetuar qysh atëherë.
“A ndihem mirënjohëse që kam mbijetuar? Jo gjithmonë. Jam ndjerë në faj shpesh gjatë jetës sime që unë jam e vetmja këtu. Pse duhet të mbijetoja? Ishte vetëm pak fat që nuk isha në shtëpi kur Gestapoja erdhi dhe që kam mbijetuar.( Pasqyre.al)

hanni

Hanni Begg

 

Bombed out buildings in BerlinHanni Begg with family and filmmakers

Adolf Hilter meets young man

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *