I shkëlqyer! Kritika amerikane: Filmi “Shok” duhet të fitojë Oscar

17_12_2015_9103409_12362874_10153447014582525_4879798930003011632_o
Një film që mund të jetë ndër më të mirët në mesin e filmave të shkurtër të nominuar nga “Academy Awards” e që do të duhej të kthehej në shtëpi me një trofe “Oscar”.

Sipas “Koha ditore”, kështu e ka vlerësuar filmin “Shok” të Kosovës kritiku amerikan me emër në industrinë e kinematografisë. Në një artikull të publikuar në “Examiner.com” – versioni online i rrjetit të gazetave “The Journal” – kritiku Ty Bru e vlerëson filmin me regji e skenar të Jamie Donoughue të nominuar në kategorinë “Best Live Action Short Film”, si një prej filmave më real që ka parë deri më tani.

“Një prej filmave të shkurtër të nominuar nga ‘Academy Awards’ për edicionin e 88-të të ceremonisë “Oscars”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, ‘Shok’, mund të jetë më i miri në grup”, ka shkruar shkruan Bru, njëri prej emrave më të respektuar në mesin e kritikëve të filmit, themelues i kompanisë “Mightier Than the Sword Records, Photography and Literature”.

Ueb faqja në të cilën është publikuar artikulli është lançuar më 2008 dhe u shërben më shumë se 20 milionë lexuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë saj.
Në pjesën e parë të kritikës me titull “I shkëlqyeshëm dhe i ndritshëm, filmi i shkurtër ‘Shok’ tregon sinqeritetin dhe ashpërsinë”, Bru e përshkruan rrëfimin e filmit “Shok”, që bëri histori duke u bërë i pari film nga Kosova që nominohet për çmimin më prestigjioz kinematografik.

“Pjesa më e madhe e rrëfimit të ‘Shok’ është zhvendosur në luftën e Kosovës (1998) duke përdorur narracionin e kthimit prapa të personazhit kryesor, Petritit, që në moshë të rritur luhet nga Kushtrim Sheremeti. Gjatë një udhëtimi me veturë që duket i zakonshëm, Petriti e sheh një biçikletë në mes të rrugës gjarpërore, që e detyron shoferin, kuptohet si mik, ta ndalojë veturën”, ka shkruar ai.

Tutje, Bru komenton edhe momentin kur personazhi i interpretuar nga Kushtrim Sheremeti, sheh biçikletën – që duket të jetë një prej elementeve kryesore të filmit.

“Audienca menjëherë mund të ndjejë efektet simbolike të kësaj biçiklete në shpirtin e Petritit, që në mënyrë vokale i bën të dukshme emocionet e tij kur i kërkon shoferit ta lërë atë në mes të këtij lokacioni që duket i shkretë, duke dhënë sensin e diçkaje që është emocionalisht e patejkalueshme për Petritin. Ajo që ne mund të marrim nga kthimi në të kaluarën, është një mënyrë fascinuese e të rrëfyerit, aktrim dhe vizualitet që frymojnë jetën e miqësisë së dy të rinjve në formën më mirë, të butë dhe më të pastër”, komenton ai.

Bru shton se miqësia mes dy djelmoshave Petritit (Lum Veseli) e Okit (Andi Bajgora) shpeshherë shoqërohet me konflikte dhe luhatet sidomos nga prania e ushtarëve okupues.
“Çfarë na sjell ky film 21 minutësh mund të përmblidhet në një roman, meqë ne shohim jo vetëm konflikte mesatare të testimeve rinore të Okit dhe Petritit, por gjithashtu edhe aspekte të papërshkrueshme të besnikërisë, patriotizmit, relevancës, ngrohtësisë dhe humanizmit që duhet ta kenë karakterizuar kohën e luftës në Kosovë”, shkruan Bru.

Ai e analizon mirë edhe kastën e aktorëve, teksa vë theksin te performancat e dy prej aktorëve më të rinj në moshë.
“Veseli është një perlë e çmueshme e aktrimit e i tillë është edhe Bajgora… Ia heqim kapelën drejtorit të kastingut dhe ekipit udhëheqës që e ka përgatitur këtë dyshe fëmijësh për një performancë kaq të mrekullueshme.

Pjesa tjetër e kastës po ashtu na sjell një kohezion të fuqishëm për rrjedhën e filmit dhe lokacionet janë të vendosura në tonin e perfeksionit”, shkruan Bru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *