Nga Luela Myftari
Kështu u konsideruan shkrimet e para të Primo Levit italianit-hebre që i mbijetoi torturave në kampin e Aushvicit. E janari, konsideruar si muaji i kujtesës, na rikthen çdo herë në dëshmitë e gjalla.
Në shqip Primo Levin dhe kampet e shfarosjes e njohim përmes botimit “A është vallë njeri…”, që u shkrua menjëherë pas kthimit nga Aushvici. Po, Giovanni Tesio e përkthyesja Aida Baro bëhen bashkë për të na prezantuar një tjetër vepër të Primo Levit.
“Kur e takova Levin për herë të parë, ai nuk I kishte rrëfyer ende të gjitha. U nisa në fillim thjesht për një intervistë, e me motive filologjike, por ai më rrëfeu më shumë se kaq, për të shkruarën. Aty njoha Levin njeri, jo kimistin dhe as shkrimtarin. Njeriun. Pastaj u njoha me “Armëpushimin”, veprën tjetër për Aushvicin.”
“Armëpushimi” u shkrua nga Levi shumë vite më vonë dhe konsiderohet si rikthimi i tij në kampin e torturave. Është shkruar me një lloj largësie nga ngjarjet, me një ironi therëse deri në sarkazëm. Duke e konsideruar thjesht, një “armëpushim” botën ku jetojmë, deri në luftën tjetër.
“Armëpushimi” nuk është i mbushur me trishtim. Ai duhet lexuar për të kuptuar “armëpushimin tonë”. Atë që na bën të jetojmë së pari në paqe me veten.
Libri i dytë u prezantua mbrëmjen e së martës nga instituti Italian i kulturës dhe mblodhi në një takim jo vetëm njohësit e Levit, por edhe përkthyesit e tij.