I dashuri i këngëtarit zbulon se George vdiq i vetmuar, ndërsa po luftonte varësinë ndaj heroinës

George Michael vdiq i vetmuar në shtëpinë e tij!

Miku i tij ka zbuluar sesi këngëtari dhe kompozitori, i cili na dhuroi një nga këngët më të dashura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, vdiq i vetëm mëngjesin e Krishtlindjeve, vetëm 53 vjeç.

Fadi Fawaz, flokëtari famshëm i Vipave, i cili ishte në një marrëdhënie dashurie me George që nga viti 2011, tha se ai e gjeti këngëtarin pa jetë kur shkoi në shtëpinë e tij në Oxfordshire.

Fawaz tha për The Daily Telegraph se ai kishte lënë të hanin drekë bashkë atë ditë. “Ne e kishin lënë të hanim bashkë drekën e Krishtlindjeve. Shkova deri atje ta zgjoj nga gjumi, por ai thjesht kishte mbaruar, i shtrirë paqësisht në shtratin Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur…

Çdo gjë ka qenë shumë e komplikuar kohët e fundit, por George shpresonte tek Krishtlindjet po  kështu dhe unë.

Tani çdo gjë është shkatërruar,por unë dua që njerëzit ta kujtojnë atë për atë që ishte – ai ishte një person i bukur”, ka treguar i dashuri i këngëtarit.

Në vitet e fundit, stili i jetës hedoniste për të cilën këngëtari ishte bërë i famshëm  e kishte shndërruar fizikisht ikonën e popit.

Gjithashtu dyshohet se George gjatë vitit të kaluar ka luftuar varësinë ndaj heroinës.

Një burim zbuloi dje se Michael ishte trajtuar në spital për mbidozë.

“Ai është dërguar me urgjencë tek A & E në disa raste”, pohoi burimi. Ai përdorte heroinë!

Arresti kardiak, shkaku i vdekjes së Michael, sipas menaxherit të tij, Lipman, – është e zakonshme në mesin e përdoruesve të heroinës.

 

Në  postimin e tij të fundit në Facebook, ylli i popit shkruante se ishte i zënë duke finalizuar një dokumentar të quajtur FREEDOM, i cili ishte parashikuar të shfaqej në mars 2017.

Në 53 vjetorin e tij, më 25 qershor, Michael u kërkoi falje fansave për mungesën e vëmendjes ndaj tyre./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *