Një ditë pasi prezantoi filmin e tij të fundit “Café Society” me të cilin u hap Festivali i Filmit në Kanë, Woody Allen ka thënë se nuk ka asnjë koment mbi një artikull që i biri, botoi në “The Hollywood Reporter”, ditën e mërkurë. Në të, Ronan Farrow, akuzonte të atin për abuzim dhe kritikonte median që nuk e kanë marrë seriozisht.
“Komenti im është që nuk kam asgjë për të thënë mbi situatën e ccuditshme në Neë York Times”, tha Woody Allen të enjten nmdërsa dukej i paçuditur nga pyetja. Ai i referohej një artikulli të vitit 2014 ku ai mohoi akuzat që i ka bërëa e bija e adoptuar Dylan Farrow, sipas të cilës ai ka abuzuar me të kur ajo ishte fëmijë. Ronan Farrow është vëllai i Dylan Farrow dhe djali i Allen nga marrëdhënia që ai ka pasur me Mia Farrow.
“I kam thënë ç’kam pasur për të thënë për këtë ccështje. E kam tejklauar tashmë saqë nuk e mendoj fare. Punoj, bëj filmat e mi dhe uroj që njerëzve t’u pëlqejnë”, tha Alllen sipas New York Times.