HYMN PËR NJË IKJE

Alisa Velaj
Ajo iku e nuk u kuptua ç’la pas
Një dritëz, një shkëndije a një plis fjalësh.
Iku ajo, iku e askujt s’i kumboi ikja.
Netëve një si shkreti djerrinash ua pushtoi shpirtërat.
Kërkuan ujëvarat në zheg dhe shpërthyen geizerët pa pushim.
Sahara ishin ata kur ajo iku pa kthim!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *