“Rritja në Koloradon rurale më bëri që të dëshiroja shumë të udhëtoja e të shihja botën. Kam udhëtuar në mënyrë virtuale përmes faqeve të National Geographic që gjyshja ime më ka blerë dhe i mbushja fletoret me listat e vendeve të cilët doja t’i shihja. Ndërsa Shqipëria kurrë nuk hyri në atë listë kur isha fëmijë, në fakt tani do të bëhej vendi që e gjeti rrugën më të thellë në zemrën time.”
Kështu e nis artikullin, në portalin prestigjioz amerikan Huffingon Post, Monique Alvarez, një konsulente biznesi, e cila aktualisht jeton në Shqipëri me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
Autorja tregon më tej “Pas një udhëtimi veror në Myanmar, vendosa të merrja pjesë në një trajnim në Floridën Qendrore, ku mësova të jetoj pa gjërat që shumica prej nesh e marrin si të mirëqenë, si uji i rrjedhshëm dhe energjia elektrike. Një natë ndërkohë që hanim darkë me qiri, diskutimi u kthye në Krizën e Kosovës dhe si një jetimore në Shqipëri po kërkonte vullnetarë. Unë nuk mund ta largoja Shqipërinë nga mendja. Isha 22 vjeçe, nuk kisha nevojë të dija se sa do të rritesha apo mësimet që do të mësoja, vetëm duhej ta ndiqja zemrën time. Shumë njerëz më pyesin pse Shqipëria? Ky vend i vogël është vendi ku kam gjetur veten dhe jetën që kam dashur të jetoj.”- thotë autorja, e cila shkruan se Shqipëria tashmë nuk mbetet me imazhin e të kaluarës, por është mbushur me optimizëm dhe është shndërruar në perlat e turizmit për të shumtë.
Autorja jep më tej 10 arsye që ju duhet të rezervoni biletën tuaj në Shqipëri në 2018:
1. Për shumë vende nuk ka nevojë të aplikoni për vizë para se të arrini. Në fakt, amerikanët që janë të interesuar të qëndrojnë më gjatë mund të përfitojnë nga një vizë një vjeçare pas hyrjes.
2. Shqipëria është një nga vendet më tolerante në botë. Ka të krishterë, ortodoksë dhe myslimanë të cilët jetojnë të qetë këtu. Feja e vërtetë këtu është tradita e lashtë e tyre e mikpritjes.
3. Bukuria natyrore e Shqipërisë është befasuese. Ata kanë male të mahnitshme, plazhe mahnitëse, liqene, lumen. Mendo për diçka, e gjen këtu. Mund t’ju them se çdo vend ka bukurinë e saj.
4. Kostoja e jetesës është e ulët. Nëse jeni duke planifikuar një pushim dy javësh ose keni parasysh lëvizjen, do të keni mundësi të mëdhe në Shqipëri. Një udhëtim me taksi zakonisht do të kushtojë rreth 2- 4 USD, një vakt i mirë për dy mund të jetë 15 USD, një apartament me 2 dhoma gjumi në një zonë të mrekullueshme të qytetit mund të jetë $ 400- $ 500 USD.
5. Ushqimi është aq i mirë! Nga të dashuruarit e mishit dhe ushqimet e detit deri tek veganët, mundësitë janë të shumta. Restorantet janë kudo, tregjet e freskëta janë në çdo cep dhe “bio” është norma.
6. Është vend i sigurt. Gratë mund të ecin vetëm, madje natën dhe të mos shqetësohen.
7. Shqiptarët i duan të huajt. Ata janë të entuziazmuar kur ne vizitojmë ose shkojmë në vendin e tyre
8. Shumë vendas flasin gjuhën angleze. Në fakt, shumica e shqiptarëve flasin 4 ose 5 gjuhë, duke përfshirë greqishten, italishten, spanjishten dhe gjermanishten.
9. Interneti është i shpejtë dhe gjerësisht i disponueshëm. Nëse nuk jeni në zona të largëta rurale, shumica e hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve kafe ofrojnë wi-fi falas. Nëse jeni duke kërkuar të qëndroni më gjatë, interneti mund të krijohet brenda një ose dy ditësh me 100MB që kushton rreth 30 dollarë në muaj.
10. Ka një shtrirje gjeografike në mënyrë të përkryer për të shijuar Evropën Perëndimore, Europën Lindore dhe Ballkanin. Nëse udhëtoni nga Greqia ka fluturime, anije dhe autobusë. Një nga mënyrat më të lehta për të hyrë në Shqipërinë jugore është duke fluturuar në Korfuz, Greqi dhe duke marrë tragetin nga atje. Fluturimet e rregullta nga Roma, Londra, Frankfurti dhe Stambolli brenda dhe jashtë Tiranës janë të zakonshme.