
Muzeu i Holokaustit është ‘thellësisht i alarmuar” nga retorika naziste e përdorur në Konferencën e Bardhë Nacionaliste.
“Holokausti nuk filloi me vrasje, ai filloi me fjalë”, thuhet ne nje deklarate te Muzeut, duke dënuar retorikën dhe promovimin e nazizmit në konferencën e të bardhëve nacionalistë, të organizuar nga Instituti Kombëtar i Politikave në “Ronald Regan Building” këtë fundjavë shkruan “The Times”.
Të shtunën, lideri i së djathtës Richard Spencer, foli kundër popullit hebre duke cituar propagandën naziste gjermane në një fjalim në konferencë. E kur ai përfundoi fjalimin e tij, audienca ngriti krahët si në përshëndetjen naziste. Ata bërtitën: ‘Heil njerëz! Heil fitore”, raporton New York Times.
Ne deklaraten per mediat, Muzeu i Holokaustit thekson se Spencer ka sjellë një retorikë sipas pikëpamjeve të Adolf Hitlerit per hebrenjte dhe se historia është një luftë racore për mbijetesë.
“Holokausti nuk filloi me vrasjet, ai filloi me fjalët”, thuhet në deklaratën për shtyp, ndërsa muzeu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë, udhëheqësve fetarë dhe udhëheqësve të të gjitha institucioneve qeveritare të përballen me të menduarit racist dhe fjalimet përçarëse që nxisin urrejtje”./ PASQYRE.AL