Hipokrizia dhe dyfytyrësia duket se ka lodhur edhe gazetarin e medias rozë Eraldo Rexhon. I ftuar në BOOM, ai tha se shpesh situata të tilla e bëjnë të vjellë, teksa solli një rast konkret mes dy këngëtareve.
Rexho: Kam filluar me vjen për të vjellë nga kjo situatë, por bëj kshu: Ah sa të mirë jeni! O Zot vdeksha për ju! Ka pasur shumë raste. Kam pasur rastin me një artiste, këngëtare, bëmë rrugën me të drejt Prishtinës. Gjithë rrugën e bëri telef një këngëtare, ajo e këtillë, ajo e atillë, ajo bëri këtë dhe atë. Arritën në Prishtinë, në hollin e hotelit na del kjo këngëtarja. Ju nuk e keni idenë: Zemra ime, motra ime, o jeta ime sa më ke munguar. Unë isha kështu: Më lini të qaj, sa kishte nxjerrë dhe këngën Rona.Ja dalim, ja dalim.