“Unë kam zgjedhur të jem e para. Por unë nuk mundem të zgjedh ngjyrën time të lëkurës”- kjo frazë që njëra nga aktoret(Mary (Janelle Monáe) ) e filmit “Hidden figures” i thotë gjyqtarit që duhet ti japë autorizimin për të mundur të ndjekë një shkollë që e nxjerr inxhiniere, përmbledh tërë idenë e filmit. “Hidden figures” na çon në vitin 1961, kur dasia raciale dhe dasia seksuale ishin jo vetëm fakte të pranuara gjerësisht në jetë, po ndarja shkonte deri te tualetet/ tualete për gra me ngjyrë… Atëkohë, fjala “kompjuter” i referohej një njeriu, jo një makinerie.
“Kompjuterët” më të rëndësishëm janë tri afro-amerikane- gra që punojnë në selinë e NASA-s në Hampton. Ato punojnë aty por nuk promovohen as ngrihen në detyrë e shumëçka u mohohet, deri në çastin kur përllogaritjet kryesore për fluturimet në hapësirë- I bën njëra prej tyre- duke arritur te jetë më e sakta, nga një zyrë e tërë burrash të bardhë. Bazuar në librin e Margot Lee Shetterly me të njëjtin titull, filmi, me regji të Theodore Melfi (i cili ka shkruar skenarin me Allison Schroeder), i ndërthur karrierat e Katherine Goble (më vonë Johnson), Mary Jackson dhe Dorothy Vaughan- në një festë ku merita shpërblehet dhe këmbëngulja paguhet. Ashtu si shumë filma të tjerë mbi kapërcimin e racizmit, ai ofron njohjen e vonuar të talentit e si shumë filma mbi përparimet në shkencë e në botë, “Shifrat e fshehura” qëndron brenda disa caqeve. Historia mund të jetë e re për shumë shikues, por mënyra me të cilën jepet është krejt e njohur. Filmi jep: paragjykimin, banjot e ndara, një filxhan kafeje që është I dedikuar për një grua me ngjyrë, vrapin nga një goidnë në tjetrën për të të gjetur tualetin, llogaritjet dhe saktësitë e Katherine Goble derisa arrin të fitojë jo vetëm vëmendjen e shefit, por edhe vlerësimin e tij, në pikën që ai e lejon atë të marrë pjesë në mbledhje sekrete ku jo vetëm që nuk lejohen gratë por edhe burrat janë të zgjedhur e madje jo me ngjyrë.
Në rolin e shefit është Kevin Costner, i cili sjell para shikuesit jo shefin por liderin- që shquan gjenitë mes gjenive e që përmes syzeve të tij anashkalon paragjykimin. Costner u jep ‘të bardhëve’ të Amerikës një emër të mire dhe mbase filmi në kohët “Trump” do të ketë vëmendje ende më të madhe. Në fund të filmit: Taraji P. Henson (Katherine Goble): Arrin të kalojë në zyrën kryesore Dorothy (Octavia Spencer): Arrin të bëhet supervizore në NASA Mary (Janelle Monáe): Mundet të nisë shkollimin për t’u bërë inxhiniere e NASA-s