Hervin Çuli: Magjia e kazinosë, si seksi. I penduar për energjinë verbale me të cilën iu drejtova gazetarit

culiHervin Çuli, Drejtori i  Teatrit Kombëtar në një bisedë në studio në emisionin Zululand të Mustafa Nanos ka pranuar se ai ka pasur tone verbale të tepruara ndaj gazetarit Eni Shehu gjatë provave gjenerale të “Tri motrat” nga Çehov.

“Jam penduar për energjinë verbale me të cilën iu drejtova, pasi aty kishte edhe spektator. Por presioni ishte shumë i madh. Kam punuar 4 muaj për këtë shfaqje. Për mua ishte si të mbroja fëmijën tim”, tha Çuli në Tema Tv.

 

Më tej Çuli sqaroi edhe raportin e tij me kazionon pas videos që nxorri Tv Klan.

Ai tha sulmi mediatik ndaj këtij vesi, më shumë ka rënduar tek familja e tij, sidomos tek e ëma.

Megjithatë siç edhe e ka pranuar drejtori i TK tha se ai është një njeri energjik dhe aventurier dhe se i pëlqen të pijë cigare, alkool e të luaj poker në kazino. “Magji, që do ta krahasoja me seksin”, i tha ai Muç Nanos.

Duke folur për suksesin e TK nën drejtimin e tij  Çuli theksoi se Teatri Kombëtar me shfaqjet e fundit i ka shitur 100 përqind biletat”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *